Kosovë, së shpejti raporti për liberalizimin e vizave

anazapta

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se së shpejti do të del raporti i dy misioneve vlerësuese të Komisionit Evropian, në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Ai tha se raportet do t’i shërbejnë Qeverisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Komentet u bënë gjatë prezantimit të projektit të Binjakëzimit në mes të Republikës së Kosovës, Gjermanisë dhe Hungarisë,: “Fuqizimi i kapaciteteve për hetime penale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Samuel Zhbogar u shpreh se raporti i dy misioneve vlerësuese të BE-së, për udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave do të do të përshkruaj të arriturat dhe dobësitë në pesë blloqet kryesore që lidhen me këtë çështje.

“Do të vë bazat për punën e mëtutjeshme dhe reformat që do të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës, nga binjakëzimi, nga zyra e jonë, nga EULEX-i, vetëm për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të udhëtohet pa regjim të vizave”.

Ndërkaq Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku tha se edhe me heqjen e vizave detyrimet dhe përgjegjësitë e institucioneve të Kosovës shtohen edhe më shumë, veçanërisht në sigurimin e kufijve dhe parandalimin e migracionit ilegal, raporton RTK.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *