Qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë mund të komunikojnë nëpërmjet telefonit pa roaming, sikur të ishin të të njëjtit shtet. Kjo iu është mundësuar pas marrëveshjes së djeshme që kanë arritur në Bruksel dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, në raundin e 16 të negociatave Kosovë-Serbi.
Derisa marrëveshjen e kanë konfirmuar dy palët, ishte ndërmjetësja e bisedimeve baronesha Catherine Ashton e cila njoftoi kompromisin për telekomin dhe energjetikën. Por si rëndomtë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, nuk dha asnjë detaj të marrëveshjes, duke e lënë në mjegull gjithë procesin negociues.
“Kryeministrat kanë arritur marrëveshje për telekomunikacioni dhe energjetikën”, thuhet në këtë komunikatë. Më tutje bëhet e ditur se është biseduar edhe për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
“Kemi shqyrtuar progresin e bërë dhe kemi marrë disa vendime të rëndësishme për të siguruar zgjedhje të ndershme, me pjesëmarrjen e plotë të mundshme në procesin zgjedhor. Kryeministrat janë pajtuar që Grupet Punuese për zgjedhjet, të udhëhequra nga OSBE-ja, të takohen sërish në ditët në vazhdim, në mënyrë që vendimet e marra sonte të zbatohen në kohën e duhur”, përfundon komunikata e Ashton.
Edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka konfirmuara arritjen e marrëveshjes me të dal nga takimi i së dielës. “Sonte ne diskutuam përsëri për telekomunikacionin dhe energjinë, ajo që është me rëndësi të theksohet është se kemi arritur marrëveshjen për të dy këto çështje për telekomunikacionin dhe energjinë ka thënë ai. Thaçi nuk ka dashur të jap më shumë detaj rreth këtij takimi.
Ndërsa Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka deklaruar pas takimit se është arritur marrëveshja dhe se Kosova do të marrë një kod telefonik. “Kosova mund të marrë nga një kod treshifror ndërkombëtare”, ka thënë Daçiç. Mirëpo, sipas tij, thirrjet telefonike nga Kosova për në Serbi do të konsiderohen si thirrje lokale, ndërsa në Kosovë do të operojnë edhe operatorë serb. ”Thirrjet telefonike në mes të Kosovës dhe Serbisë qendrore, do të paguhet si zakonisht, si thirrje lokale, pra jo si thirrje ndërkombëtare”, deklaroi kryeministri Daçiq. Sipas tij, deri në vitin 2015 do të përgatitet tenderi për t’u futur në Kosovë një operator mobil nga Serbia.
Kryeministri serb bëri të ditur se kanë mbetur të kompletohet marrëveshja për energjinë, pasi ka ende mospajtime të vogla. “Sa i përket energjisë është arritur marrëveshje, mirëpo statusi i punëtorëve që punojnë në hidrocentral ishte pikë e mospajtimeve por do të vendoset më vonë”, ka shtuar ai.
Besohet se me këtë marrëveshje Kosova do ta merr kodin ndërkombëtar 383, ndërsa për këtë aplikon një nga vendet anëtare të BE-së. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi para fillimit të takimit shpresonte se në bisedimet e së dielës do të arrihet marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit Thaçi ka thënë se nuk do të trajtohen në këtë takim.
“Sa u përket zgjedhjeve vendoset në Komisionin Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe jo në Bruksel dhe gjithçka do të jetë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Thaçi para fillimit të takimit.
Mirëpo pas takimi ai pranoi se është violë edhe për zgjedhjet, por për mundësinë që në to, të marrin pjesë një numër sa më i madh i qytetarëve.
Ndërsa sa i përket listës “Srbija” duket se nuk është marrë vesh asgjë. Madje kryeministri serbe ironizoi me mediet serbe duke thënë se lista “Serbia” nuk është e vetmja, sepse në Kosovë garojnë edhe një sitë e quajtur “Cërna Gora”. Ndryshe, sipas kryeministri Daçiç, takimi i radhës do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, ndërsa deri atëherë bisedimet do të zhvillohen në nivel teknik. / Zëri

He ju lumte o kosovar, bashkoni edhe flamurin edhe mos e rruani fare se prape do vini refugjate tek ne!