“Gazivoda” është temë e javës në Serbi së bashku me paralajmërimet e mediave serbe, për një përpjekje të Kosovës për të marrë në mënyrë arbitrare objektet energjetike dhe strategjike në veri të saj.
Ata kanë konstatuar se që pas ndërhyrjes së njësive të NATO-S, në fund të rrugëve hyrëse në liqen dhe në hidrocentralin e Gazivodës po shikohet një numër i vogël i KFOR-it, dhe kjo përkthehet sipas tyre në “stërvitje të rregullta dhe të planifikuara”.
Autoritetet serbe kanë mbajtur takim urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku u akuzua opozita, disa klerikë, si dhe agjencitë e huaja për përhapjen e thashethemeve në lidhje me incidente të mundshme në Kosovë.
Marko Gjuriç bëri një deklaratë të ngjashme një ditë më pas, kur ai theksoi se për Serbinë vija e kuqe sa i përket energjisë është tek Trepça, në hidrocentralin e Gazivodës dhe trafo-stacioni i Valaçit.
Liqeni si dhe hidrocentrali, bashkë me trafo-stacionin e Valaçit, janë burimet kryesore energjetike në veri të Kosovës dhe ata ndodhen në pronësi të Kompanisë Shtetërore Energjetike të Serbisë, shkruan DW.
Gazivoda është përmendur shpesh nga autoritetet e Prishtinës, pasi dëshirojnë ta lidhin atë me sistemin energjetik të Kosovës.
Pjesa e sistemit lidhës midis lumenjve Ibër-Lepenc është një sistem jetësor për tërë Kosovën, duke filluar me furnizimin me ujë për ujitje si dhe ftohje të termocentralit të “Obiliqit”. Dhe nëse nga njëra anë rubineti do të mbyllej, praktikisht do të paralizohej i gjithë sistemi energjetik i Kosovës.
s.a/dita
