Kosovë-SHBA, marrëveshje për ekstradimin

Elton Tafaruci

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan Greg Delawie nënshkruan sor marrëveshjen bilaterale për ekstradimin.

Presidentja Jahjaga thekson se “me këtë marrëveshje të nënshkruar sot Kosova dhe SHBA-të forcojnë partneritetin dhe përcaktimin për rend dhe ligj, si dhe garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të vendeve tona do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të vihet në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *