Pas vendimit të Gjykatës së Shkupit që dha dënimin me burgim të përjetshëm për grupin e ashtuquajtur i Kumanovës ka ardhur një sërë reagimesh.
Pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Haradinaj për një ndërhyrje ndërkombëtare, ditën e sotme në Prishtinë është organizuar një protestë.
Tubimi i thirrur në qendër të kryeqytetit kosovar nga disa patriotë ka mbledhur disa qindra qytetarë që janë shprehur kundër vendimit të gjykatës së Shkupit që ka dhënë dënim me burgim të përjetshëm për 7 anëtarë të grupit të Kumanovës dhe më shumë se 700 vjet burg për pjesëtarët e tjerë në luftime në vitin 2015-të.
Protestuesit kanë dalë me parrullat “Liri për çlirmitarët, UÇK, vdekje e tradhtarëve liri çlirimtarëve”, duke kërkuar që të jepet drejtësi për këtë çështje shumë të ndjeshme.
Protesa është duke u ndjekur nga një numër i lartë policësh, por deri më tani nuk raportohet për incidente.

Po keta gjoja luftetare kosovare te armatosur deri ne dhembe , çfare kerkonin ne Kumanoven e Maqedonise ?