Kosovë-Shqipëri 3-3: Gazetarët sportivë ndahen në barazim

anazapta

Gazetarët sportivë të Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje miqësore dje në Prishtinë, me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë. Takimi është mbyllur në barazim 3-3. Të parët shënuan gazetarët kosovarë, me penallti, të cilën e ktheu në gol Bekim Devaja. Sokol Gjoshi barazoi për Shqipërinë, ndërsa Erald Kodheli dhe Glenti Nallbani (me penallti) e çuan rezultatin në 3-1 për miqtë. Ejup Llumnica shkurtoi diferencën dhe Moral Pozhegu shënoi golin e barazimit 3-3.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *