Kosovë / Sot, 85 raste të reja dhe 5 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19

Arta Taja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dhënë detajet për 24 orët e fundit në lidhje me coronavirusin, ku 85 është numri i të infektuarve dhe pasojë kanë humbur jetën pesë persona, numri i viktimave ka arritur në 568 gjithsej.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë e 643 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste.

Komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste.

Komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste.

Komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.

IKSHPK bën të ditur se numri i rasteve aktive është 2 mijë 993.

 

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *