Kuvendi i Kosovës rinis seancën në orën 14:00 pas ndërprerjes së seancës së parë atë të orës 10:00.
Deputetët e opozitës nuk janë lejuar që të hyjnë në ambientet e ndërtesës së Parlamentit, ndërsa janë përleshur me forcat e policisë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që të ndalohen të gjithë deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë.
Fillimisht, deputetët e partive të mazhorancës në pushtet u mblodhën në sallën alternative, por më vonë shkuan në sallën e madhe, ku edhe po vazhdon seanca. /Dita/

Kuvendi i kosoves nuk ka te drejte te zhvilloje seanca me nje rendesi jetike,pa prezencen e opozites,sepse pergjegjesia perpara popullit dhe atdheut ,eshte e perbashket.
Si u beka séance pa opoziten?
Ky nuk eshte Kuvend por Diktature
i thoni presidentes me deshire se vetem ajo jua di gjuhen.
ajo rregulloi shqiperine dhe se ban dot kosoven?