Kosovë, të hënën shpërndahet Parlamenti

J L

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thirrur për ditën e hënë Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, duke përcaktuar në axhendë shpërndarjen e organit legjislativ, që nënkupton shkuarjen e vendit drejt zgjedhjeve qendrore të parakohshme.

Pak ditë më parë, Veseli ftoi partitë politike që “të mos keqtrajtojnë qytetarët”, por “që të merren vesh në Kuvend”, për të caktuar seancën ku do të shpërbëhej Kuvendi.

“Mos t’i keqtrajtojmë qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirrur kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodhë shpërbërja e Parlamentit e të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Veseli.

Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak të dorëheqjes së dhënë nga kyeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas marrjes së ftesës së Gjykatës së Hagës për të dëshmuar në cilësinë e njërit prej drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *