Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës. RTK, ka mësuar nëpërmjet burimeve, se në 31 maj të këtij viti, në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës, një ekip prej katër pjesëtarësh nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth tetë kilometra.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë të Kamenicës. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në “Kapi”, rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.
Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.
Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë ndonjë ndalesë të qytetarëve në atë zonë, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe.
Ky është konsideruar si një provokim i rradhës i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, pasi nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

j.l./ dita

A e ka mendu noj here kosova te armatose popullsine ne brezin kufitar?
Si shqiperia dikur …
Nuk eshte banale zvicrra kete mase e ka dhe sot
Serbet duan shkak per sherr, por u duhen thyer hundet.
Sikur të ishte në pyetje cenimi i ndonjë prone private nga fqinji, do të kërciste , por në xhindarmët serbë jo se „nuk na kanë thënë ndërkombëtarët“, „por, as udhëheqësit nuk na kanë thënë.“