Kosovë, zyra e kryeministrit, ndër institucionet më të mbyllura për mediat

anazapta

Zyra e kryeministrit vazhdon të prijë si një ndër institucionet më të mbyllura për media. Qasja e gazetarëve në faturat e shpenzimeve të bëra nga kryeministri, por edhe nga 6 zv.kryeministrat, është pothuajse e pamundur. Arsyetimi nga ana e zyrtarëve të ekzekutivit, zakonisht është  krejtësisht banal, vlerësojnë gazetarët. Gazetarët e Rrjetit për Gazetari Hulumtuese BIRN, kanë numëruar kërkesat e tyre për qasje në dokumentet publike, dhe rezulton se nga 300 kërkesa sa kanë dërguar në institucione, përgjigje kanë marrë vetëm në 30 % të rasteve. Edhe gazetarët e “Kohës Ditore” kanë po të njëjtin problem, madje për dallim nga ata të BIRN-it, ata thonë se kanë vështirësi të shumëfishta.  Përveç zyrës së kryeministrit, hiç më mirë me transparencën nuk qëndron as Komuna e Prishtinës, e cila radhitet e dyta për nga jotransparenca. Të tjera institucione që janë të mbyllura në llogaridhëniet e tyre ndaj publikut janë Agjencia Kadastrale, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe  Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Madje, kjo e fundit, sipas këtij hulumtimi, tenton në vazhdimësi që përmes rrugëve ligjore të ndihmojë institucionet që të jenë të mbyllura ndaj publikut

Share This Article
1 Comment
  • edhe ky si saliu na vleresoi saline aq shume sa ja dime per nder se ne shqiperise nuk e dime se c surat kemi pasur per 23 vjet faleminderit thaci po kete qe ngrite kaq shume me mire sesa ne nuk e njeh askush ky ishte ai qe ju qojti teroriste gangestere e shume te tjera ….cudite e politikaneve tane nuk kane fund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *