Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dy hulumtime që kanë në fokus analizimin e shkaqeve, pasojave të migrimit të parregullt dhe ndikimin në procesin e integrimit për Kosovën, gjegjësisht, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Periudha më kritike e largimit të qytetarëve drejt vendeve të BE-së ishte prej tetorit 2014 deri në mars të këtij viti. Sipas shifrave zyrtare të agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, rreth 75,000 qytetarë kanë migruar në BE.
Gjatë muajve tetor-dhjetor 2014, numri i qytetarëve që u larguan nga vendi ishte 25,880, ndërsa kulmin kritik e arriti në tremujorin e parë të vitit 2015 (janar-mars 2015), ku 48,875 kosovarë u larguan nga vendi. Për më tepër, në periudhën janar-mars të këtij viti azilkërkuesit nga Kosova prinin për nga numri i kërkesave për azil, madje renditeshin në vendin e parë, gjegjësisht para vendeve si Siria dhe Afganistani.
Sipas hulumtimit të QKSS-së, shkaqet socio-ekonomike renditën ndër faktorët e parë që kanë shtyrë qytetarët të migrojnë në BE. Vendi përballet me shkallë të lartë të papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë, ku 35.4 për qind e qytetarëve e forcës aktive për punë janë të papunë, ndërsa kjo është më së shumti e shprehur te gjeneratat e reja, gjegjësisht 61 për qind e të rinjve janë të papunë, transmeton Qik.
Azilkërkuesit nga Kosova të intervistuar për qëllime të këtij hulumtimi, janë shprehur se papunësia, kushtet e vështirë socio-ekonomike dhe vështirësia për të gjetur punë kanë qenë arsyet pse janë larguar jashtë vendit për një perspektivë më të mirë. Sidoqoftë, vendet e BE-së kanë bërë të qartë se nuk do ketë azil për kosovarët për çështje ekonomike.
Faktori i dytë që ka ndikuar në rritjen masive të numrit të azilkërkuesve ka ardhur si rezultat i rrjeteve kriminale të kontrbanduesve që operonin në Kosovë dhe Serbi, që kontrabandonin emigrantët kosovarë përmes Serbisë drejt BE-së.

Mendoj se duhet te ikin te gjith,ateher te bashkohet me Shqiperin.
@ Mark uk
Me paskan ´´munguar´´gomarllëqet tua………akoma s´ke mësuar të shkruash ti ?????