Kotësi…

Ornela

Baladë për Botën
Toka në ajër vërtitet,
fiksuar në trajektore,
as nuk bie-as nuk ngjitet,
po bën vetëm dy rrethore.

Toka në ajër vërtitet,
s’ka themele-s’ka çati,
as nuk bie-as nuk ngjitet,
fiksuar te Dielli rri.

Ku nis rrugën-aty kthehet,
pikat fiks në mes të qiellit,
aty ndrin e aty zbehet,
sipas humorit të Diellit.

Me një të shkurtër kalem,
fati i Tokës u shkrua,
ajo ngrin-ose shpërthen,
një çast Dielli po u shua!

Miliona mund të shkojnë,
ose miliarda vite,
po njerëzit dot s’i shpëtojnë,
asnjëherë asaj dite.!..

Toka ende s’ha marrë ters,
njëlloj ecën në çdo vit,
po në këtë Univers
s’është e largët ajo ditë.

Njerëzit si toka vërtiten,
në shekujt e jetës sonë,
që në Kohë llogariten,
nga sekonda-një fraksion!

S’e kuptoj njerinë e shkretë,
pse më bën kaq karshillëk,
gjersa vërtitet në jetë,
nga boshIlëku në boshllëk!

Tokën dot nuk e mbështesim,
themele për të nuk kemi,
ndaj sa lindim gjer sa vdesim,
në ajër si toka jemi.

Njeri-që këtu jeton,
siç linde në ajër mbete,
sa çudi që s’e kupton
kotësinë e kësaj jete!

Në gjithë shekujt që kanë shkuar,
si guri je bërë i gurtë,
tek kjo Botë e ngatërruar,
ku asgjë s’është e sigurtë!

Gozhdë në kokë
më është ngulur
ajo që s’na thanë të parët,
duhet të rrinë kokulur këtu dhe më guximtarët.

Që kur linde, o njeri,
djalli të zuri në leqe,
në boshllëk e kotësi
s’ke pse bën asnjë të keqe.

Dhe pa qenë akademik,
çdo njeri mund ta kuptojë,
një çast dielli po u fik,
s’do mbesë kush të na kujtojë.

Gjer në kockë më lodhi Bota,
pisllëku dhe kotësia,
domosdo që janë të kota
dhe vargëzimet e mia.

Tiranë, 28.07.2009

Share This Article
3 Comments
  • Jo mo jo disa politikan vjedhin pasurohen sikur kurr nuk vjen vdekja .Shqipëria është një fatkeqësi dhe më e rëndë e dhimbëshme kur politikanët që kan në dorë fatet e njerzve nuk mendojnë se një ditë do vi fundi.edhe për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *