Kotokua niset në parajsë

redaktor

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

E dashur redaksi e gazetës Dita. Duke lexuar me ëndje artikullin e historianit Pëllumb Xhufi më doli përpara një skice letrare brilante e të madhit Nonda Bulka. Quhet “Intervistë me Kotokon”, plot 66 vjet më parë. Ja intervista e shkruar në vitin 1950.

“Si të thonë? – Kotoko: – Ç’punë bën? Dhespot – Prej sa kohe? Jam lindur me ungjill në dorë – Ku ke ndërmend t’i kalosh pushimet? – Në Vorio Epir – Thonë se atje mban erë barut? S’ka gjë, më pëlqen era e barutit – Keni rënë shumë herë në betejë? S’kam rast, po i kam lexuar në libra – Kush vete në parajsë? Ai që vret më shumë çamër .Në ç’kapitull flitet në ungjill për vrasjen e masakrimin e fëmijëve e grave çame? (S’përgjigjet, ndez një cigare). Pasi të pushtosh Korçën dhe Gjirokastrën do vazhdoni më tej? – Janë gënjeshtra. Ç’quani reaksion zotni hirësi? Të gjithë ata që sulmojnë Greqinë janë reaksionarë – Po ju ç’jeni? Jam demokrat. Me cilët shqiptarë ju hahet muhabeti? Me ata që e duan Shqipërinë nga Shkumbini e poshtë”.

Sa aktuale…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *