Kryeministri grek Aleksis Cipras mori detyrën e Ministrit të jashtëm, pas dorëheqjes së Nikos Kotzias. Cipras u betua para Presidentit të Republikës Prokopis Pavlopulos.
Duke bëre një analize të punës së tij Nikos Kotzias u shpreh se ishte krenar për çka kishte arritur gjatë drejtimit të diplomacisë greke sa i takon negociatave me Shqipërinë.
“Kemi bërë shumë për zonën ekskluzive ekonomike me Shqipërinë dhe Italinë. Jemi në një fazë përmbyllëse shumë serioze me këto dy vende. Greqia do të ushtrojë sovranitetin e saj pas 70 vitesh që nga hera e fundit. Vendi është gati për dekretet presidenciale. Sipas udhëzimeve Greqia zgjeron kufirin e saj detar në ishujt e Othonit deri poshtë në Antikithira. Zgjerimi i Kufirit detar ka tre hapa të cilat janë përfunduar. Hapi i fundit është zgjerimi nga 6 milje në 12 milje, e kjo gjë na lehtëson shumë për zonën ekskluzive ekonomike me Shqipërinë dhe Italinë. Është thjesht ushtrim i sovranitetit të vendit në kufirin e tij. Vendi merr 12 miljet e tij, përveç aty ku është ngushticë e ku zbatohet parimi i vijës së mesme.”
Ish shefi i diplomacisë përmendi edhe kërkimet për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës në jug të vendit tonë.
“Në Shqipëri gjetëm heronjtë tanë të rënë në luftë të cilët ishin braktisur dhe nuk ishin varrosur me lavdi dhe nderin e merituar. Jemi gati në Korçë për të hapur konsullatë në shtëpinë e poetit Jorgos Seferis në këtë qytet shumë të bukur, do të jetë kënaqësi për ju zoti kryeministër të vizitoni qytetin e Korçës.”
Pas nënshkrimit të marrjes së detyrës së re Cipras vlerësoi punën e Kocias, ndërsa me shaka u shpreh se ëndrra e tij u bë realitet, pasi mori një ministri.
Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën pas përplasjes që pati me ministrin e mbrojtjes Panos Kamenos mbi Marrëveshjen e Prespës dhe fondet sekrete të ministrive.
o.j/dita

Ore popull shqipkar.
Kotsias po e thote hapur ku shkuan fondet sekrete greke, ju akoma enderoni per Berishen
Greqia sipas Ramutit dhe Bazes nuk e paska ushtruar sovranitetin e saj per 70 vjet, dhe po ndihmojne Kotsian ta rivendosi sovranitetin.
Ke shume te drejte por Greqia ka leshur shume tollumbace nje nder to eshte edhe ushtria e Camerise me Kaciqen si te ucc. Greqia ka investuar ne shume fronte njeheresh, por ka edhe mbeshtetjen Izraelite kundra interesave jetike Shqiptare.
Kotcias deri ketu ti u hoqe breket kryeministrit,ministrit te jashtem,dhe negociatoreve te detit,por shqiptaret po presin perfundimin e negociatave qe duket se eshte plotesisht ne favorin tuaj me ndihmen e kurvave burra qe qeverisin kete vend,ku jane futur ne gare se cili shet me shume territore te vendit per te qendruar sa me gjate ne pushtet,ti Kotcias ja hoqe breket ,ndersa shqiptaret kane me i shkerdhyer grate te gjithe atyre qe jane munduar dhe mundohen te shesin pjese te territorit shqiptar.
Pse nuk guxojne t’i zgjerojne ne Lindje me Turqine?
Apo me Shqiperine kane miqesi te farketuar ne Hormove, ne Cameri e ne Vidohove (gusht 1949)? e n
Koxias po na Tregon Ujkun ndërkohë që ne po kërkojmë gjurmën.
Koxias e tha HAPUR, (MË HAPUR SE KAQ SKA) QË GREQIA DO TË ZGJEROJË KUFIRIN E SAJ DETAR NGA 6 MILJE QË ËSHTË SOT NË 12 MILJE, POR NË KURRIZ TË KUJT , SIGURISHT NË KURROZ TË SHQIPËRISË SEPSE ME ITALINË KANË MJAFTUESHËM LARGËSI .
PRA KËTA LEGENAT TANË QË DUAN TË QUHEN BURRA SHTETI PASKAN ULUR BREKËT PRAPË, DUKE DALË DHE DUKE NA MBUSHUR ME DOKRRA SE KJO MARVESHJE QËNKA MË E MIRË SE AJO E 2009 .
O LAPANGJOZË PUNA ËSHTË QË MARVESHJA TË JETË E DREJTË ,ASHTU SIÇ DUHET DHE JO MË E MIRË SE E 2009 .
SHQIPËRISË I DUHET NJË UDHËHEQËS SI RAMUSH HARADINAJ.