“Nëse ajo ishte një penallti, atëherë nuk mund të luajmë futboll. Më mirë të merremi me basketboll. Ky është një turp, flasim për respektin, por ne nuk u respektuam kurrë. Nëse kjo është mënyra për të nisur Kupën e Botës, më mirë ta lëmë fare dhe të ikim në shtëpi”. Trajneri i Kroacisë, Niko Kovaç, është i tërbuar me penalltinë e dhënë, ku Lovren nuk shkaktoi aspak faull ndaj Fred, ndërsa ky moment i dha epërsinë “Seleçaos”, që shkoi 2-1.
Vendimi i gjyqtarit japonez Nishimura, që tregoi nga pika e bardhë pas prekjes mes Lovren dhe Fred dhe që bëri të shpërthejnë protestat e lojtarëve kroatë, nuk është gëlltitur nga Kovaç, që gjithsesi lë pas vendimet e gjyqtarit dhe përgëzon të tijtë: “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. U heq kapelen lojtarëve të mi. Është një nder t’i stërvisësh. Kroacia është në grupin A, ndërsa do të zbresë sërish në fushë në mesnatën mes së mërkurës dhe të enjtes kundër Kamerunit në “Arena Amazonia” të Manausit. Një ndeshje ku nuk lejohet dështimi.
9 Comments

Gjyqtaret , qe bejne gabime te tilla, duhen te perjashtohen nga boterori.K a korupsion te madh!
Eshte e vertet nuk ishte penallti,por jo qe vendosi fatin e ndeshjes.BRAZILI do fitonte pa diskutim.Sa per gjyqtarin kemi kohe te shohim e te gjykojm.
REALIST, Brazili lojen e fitoj me albitrin, ishin 3 raste decisive dhe shume te diskutueshme, penalltia 1, anullimi i golit te kroatve per faull ndaj portjerit brazilian, rast i dyshimte 2, dhe goli i 3 i brazilit, ishte nje faull ne dem te kroatve ne mesfush, 3 raste te diskukuteshme, dhe mendoj se kroatet kan plotesisht te drejte te inatosen.
Po kroatet nuk bene asnje gol, edhe golin jua fali Marcello. Mire e heqim penalltine, Po per golat e tjere cfare kane per te thene ?
KROATET BENE 2 GOLA OR MIK DHE NJE JA ANULLOI FIFA.
A MUND TE FUTESH NE LOJE KUNDER FIFA-S??!!!!
KJO ESHTE PYETJA???!!!!
Po golin qe i anulluan Kroacise??????
Arbirtimi ishte skandal. Kroatet kane te drejte te terbohen. Ju dha nje penallti kunder me te padrejte, ju anullua nje gol. Ne futboll luhet per nje gol,
FIFA DUHET TE SHKRIHET DHE TE SHPORREN “PRONARET” E SAJ.
ESHTE BERE SI SHOQERI PRIVATE QE PERCAKTON SA DO DALI KJO DHE AJO NDESHJE.
KY ESHTE FRYMEZIMI QE MARRIN SPEKULLANTET QE MANIPULOJNE NDESHJET PER BASTE.
KUR VETE FIFA JEP URDHER “KETE NDESHJE DO TA FITOJE BRAZILI”, CFARE PRET ME NGA MANIPULATORET E TJERE.
TURP, UNE PER VETE QE KUR I DHA PENALLTINE BRAZILIT, E NDERROVA KANALIN DHE NUK BESOJ SE DO TE SHIKOJ ME NDONJE NDESHJE NGA KY BOTEROR.
Te dashur komentues. Dihet qe FIFA eshte nje organizate mafioze. Keta duan ta cojne Brazilin ne finale sepse keshtu qetesohet popullata dhe nuk behen me protesta te renda sic u bene edhe perpara fillimit te ndeshjes.
Imagjinoni sikur te eleminohet Brazili, gjithcka qe lidhet me reklamat, tifozat braziliane shuhet, avullon, dhe ka humbje te medha parash.
Futbolli eshte biznes…FUCK BLATER!!!