Kovaçevski bisedë telefonike me Von der Leyen: KE mbështet dialogun Maqedoni e Veriut-Bullgari!

Amelda Amelda

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka biseduar sot në telefon me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, për vizitën e fundit të kryeministrit bullgar Kiril Petkov.

Von der Leyen tha se Brukseli mbështet dialogun mes dy vendeve dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria po bllokon hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë, pasi kërkon rishkrimin e plotë të historisë dhe identitetit kombëtar maqedonas. Petkov propozoi që negociatat të zgjerohen dhe të përfshinë kulturën, infrastrukturën, ekonominë dhe integrimin në BE.

Të dyja palët planifikojnë të arrijnë njëfarë përparimi në gjashtë muajt e ardhshëm, pas së cilës Bullgaria mund të heqë përkohësisht veton.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *