Dimitar Kovaçevski merr mandatin, presidenti Pendarovski jep OK për kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut

Ornela

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

“Në bazë të nenit 84,paragrafi 1, alinea 1 nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe njoftimit të dorëzuar nga LSDM për propozim mandatar, i mbështetur edhe nga partitë e tjera në koalicion që së bashku kanë shumicën e parashikuar kushtetuese në Parlament, kryetarin e LSDM së Dimitar Kovaçevski e përcaktoj për mandatar për formimin e Qeverisë”, u shpreh presidenti Pendarovski.

Pasuesi i Zoran Zaev u shpreh se që sot do të nisë nga puna për përzgjedhjen e figurave për kabineti e ri qeveritar.

“Për mua është nder i madh dhe përgjegjësi marrja e mandatit nga presidenti Pendarovski për formimin e Qeverisë së re. Prej sot filloj me formimin e ekipit të ri të njerëzve të cilët duhet tu përgjigjen sfidave të mëdha që na presin që nga viti i ri. Jetojmë në kohëra turbulente, kohëra krizash dhe paqartësish. Këto kohëra kërkojnë njerëz stabil, të përgjegjshëm dhe të guximshëm”, tha kryetari i LSDM, Dimitar Kovaçevski.

Një ditë më parë, ekonomisti Kovaçevski mori bekimin nga kryesia e partisë për të qenë kryeministri i ri. Koalicioni tripartiak, pritet që të sjellë një qeveri të fryrë për shkak të posteve të shumta që do të duhen për të kënaqur të gjitha partitë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *