Aktivistja e shoqërisë civile, Kozara Kati, mbështet çdo lloj transparence që i bëhet sistemit të kaluar komunist, por pa shkaktuar plagë të reja dhe hakmarrje.
“Shoqëria shqiptare ka dëshmuar një tolerancë edhe ndaj së keqes, edhe ndaj asaj që i ka shkatërruar jetën. Është e domosdoshme transparenca që i shërben një katarsisi moral të viktimave të torturës nga sistemi i kaluar, por, i tregon dhe vendit dhunuesit dhe mekanizmat që ka përdorur. Jam dakord për çdo transparencë të sistemit përsa kohë kjo transparencë është e vërtetë, me qëllim të mirë dhe nuk shkatërron vuajtje dhe plagë të reja“, theksoi Kati.
Ajo u shpreh se hapja e dosjeve është një proces i vonuar.
“Është shumë e vonuar, gjithmonë në funksion të një transparence të një periudhe të diktaturës në Shqipëri. Gjatë gjithë periudhës së demokracisë kanë qarkulluar shumë variante të zhdukjes, ndryshimit të dosjeve. Nuk ka asnjë lloj garancie që dosjet të jenë të plota dhe të besueshme. Për mendimin tim, duhet të fillohet nga ata persona që janë në pushtet dhe kanë në dorë jetën e të gjithë shqiptarëve“, deklaroi Kati.
Sipas shoqërisë civile, hapja e dosjeve duhet parë si një proces purifikimi i shoqërisë dhe individi në këtë rast duhet të vihet në funksion të kësaj kërkese të lartë.

Shume e drejte qe dosjet te hapen por pa futur njerezit ne sherr
Kjo eshte zgjidhja me e mire, nje shtet duhet te di ceshte bere dhe ceshte me e rendesishmja duhet te pushoje perfundimisht abuzimi qe behet me informacionet e dosjeve.
Te hapen dosjet !Shqiptaret e treguan veten ,qe s’kane “koske” per hakmarrje,keshtuqe mos u beni merak.Kam pare shume te persekutuar qe ulen pine kafe me persekutoret,hapja e dosjeve perjashton me ligj disa qe te mos bejne pjese ne administraten publike dhe vetem kaq.
Kozara Kati –mesuesja ime e anglishtes -fisnikeria e saj nuk njeh kufij! Sa mire do te ishte qe Shoqeria Shqiptare te kishte njeres te tille me erudicionin qytetar e intelektual te nje koeficenti GREAT-si e Kozara Katit! Jane shume te rralle! Respekte pafund! Degjojeni kete njeri me shpirt te Lire e Te Mire-Eshte Fat e Nder qe e kemi!
PSE DUHET TE HAPEN DOSJET TANI? DOSJET ISHIN ATY NUK KANE LEVIZUR NGA MPB .KU JANE GJYQET QE U BENE KUNDER ATYRE QE SHKAKTUAN KETE KRIM KOMBETAR DHE HISTORIK.ME JENPNI NJE EMER TE VETEM QE ESHTE GJYKUAR APO DENUAR PAS VITEVE 1990 dhe JU FALNDEROJ QE DREJESIA ESHTE BERE KUNDER KRIMINELEVE TE ENVER HOXHES. TANI CFARE KERKOHET ? CILEN TRANPARENCE BEHET FJALE? NESE SHQIPERISE I KA MBETUR NDONJE POLITIKAN I NDERSHEM DUHET FILLUAR NGA E PARA
DHE KUR DREJTESIA TE VIHET NE VEND ,LE TE HAPEN EDHE DOSJET NESE ESHTE E DOMOSDOSHME.
Keta te kohes se enverit i kom shume qef. Kush nuk e hongri e myll gojen, se kan pare dhe bojne jete. Keta qe e hongren keta jane bo kundershtaret me te medhej te sistemit dhe dun hakmarrje. Po te mos ishin te denum do ishin te kategorija e pare.
Ama nuk doli asnjeri nga keta qe te distancohet dhe te denoje bemat e prinderve te tyre.
Bile shume prej tyre jane anetare te qeverise dhe Partise se kuqe socialiste.
Shqiptara legena. Edhe ti Besiana e ke shume mire po halli qe edhe ti vetem fuqi me gjujt me llafe ke se per vepra sje gjo hic. E pra kta e kane lekuren e trashe dhe nuk pjerdhin per llafet e tuja. Me vjen keq per ty dhe per ne.