Gazetarja e TVSH arrestohet për vjedhje në supermarket, përgënjeshtron: Më ndaluan gabimisht

Dita

kozeta-kurti-faksimile

Gazetarja televizive Kozeta Kurti është shoqëruar nga policia italiane për një vjedhje produktesh kozmetike në një supermarket në vlerën 400 euro.

Media lokale “L’Eco di Bergamo” shkruan se gazetarja Kurti është arrestuar me akuzën e vjedhjes në Itali. Ajo ka qenë bashkë me tre shqiptare të tjera.

Policia shprehet se katër femrat ishin të hënën më 5 janar në brendësi të supermarketit ‘Montebello di Brembate’, ku vodhën produkte kozmetike me vlerë 400 euro,”­ shkruan “L’Eco di Bergamo’.

Ato janë pikasur nga punonjësit e sigurisë të cilët kanë lajmëruar forcat e policisë.

“Nuk kam lidhje me akuzën, jam gazetare, në Shqipëri drejtoj një program si “Striscia la notizia” te ju”, mësohet se është mbrojtur Kozeta Kurti, pasi është shoqëruar në komisariat.

Por vetë Kurti përgënjeshtron lajmin se është arrestuar për një vjedhje në një qendër tregtare në Itali. Në një bisedë telefonike për gazetarët e Balkanweb, ajo thotë.

“Dje ka ndodhur një vjedhje në një qendër komerciale midis Bergamos dhe Milanos ku isha dhe unë, sepse jam me pushime disa ditë në Itali. Erdhën karabinierët në çast dhe mbyllën qendrën dhe verifikuan kamerat. Nga verifikimi i kamerave u panë kush ishin hajdutët, bëhej fjalë për një grup shqiptarësh. Duke qenë se dhe unë isha shqiptare gjithashtu, na grumbulluan të gjithë shqiptarëve që ishim në qendër dhe na morën në pyetje. Më mbajtën të verifikonin a kisha lidhje me grabitësit. Pasi më kontrolluan, më thanë je e lirë”.

Kurti këmbëngul se ndodhet shëndoshë e mirë aty ku kishte parashikuar pushimet e saj në Milano dhe se nuk ka parë qeli me sy.

Share This Article
9 Comments
  • Me sa duket kjo e ka bere qe te mbroj mjedisin! Nuk eshte kollaj qe te futesh ne supermaket dhe te perpiqesh qe te pastrosh llozhrat qe shiten aty. Vajze “idealiste”, por ne shkelje te ligjit si hajdute plehrash.

  • Do te i sha kurjoz te dija ne se kjo gazetasrja e ka pasaporten APO jo. Ne se nuk e ka, atehere ka diçka ne kete mes. Who knows?

  • Ja çfare thone komentuesit italiane:

    Francochiodi scrive: 06-01-2015 – 14:01h
    Vengono in Italia a rubare,perché sanno già che con le nostre leggi non rischiano la galera.

    daniele colombo scrive: 06-01-2015 – 13:05h
    Ora, con lo sponsor Renzi, l’Albania entrerà nell’UE e ci ritroveremo in Italia, terra della denuncia a piede libero….di rubare, tutti i delinquenti di questo paese, senza che si possano espellere.

    luca pedrali scrive: 06-01-2015 – 12:57h
    Brava ladra se ne torni al suo paese a raccontare buffonate!! Basta si ripristino le frontiere!! non se ne può più!!

    giancarlo chiari scrive: 06-01-2015 – 12:51h
    la satira costa, si sa ma forse volevano dimostrare che in Italia si può rubare senza troppi rischi
    Satira kushton,nuk dihet ndoshta donin te demostronin qe ne Itali mund te vidhet pa shume rreziqe..

  • ne zonen ku banoj une ne itali.1 police e komunes ose si thone ketej(vigile urbano)vodhi edhe ajo ne 1 supermarket gjera kozmetike e ndaluan i nxorren emrin ne gazet por edhe sot e kesaj dite po punon akoma ka ndodhur perpara 6 vjetesh.mos degjoni se cfare thone italianet se edhe ketu ka nga ata qe jane me fame gazetare,aktore e plot te tjere edhe i bejne keto gjeraose shkojne neper ristorante hajne e pijne e ikin pa paguar.italiane hesapi me hajduta se keta se ben as dreqi

  • Uf moj Kozi, moj Kozi….,
    Sa te “poshter” keta policet italiane!…
    Ku erdhen drejt e tek ty moj Kozi…
    Kane dashur te te diskretitojne!…
    ……….
    Kozi, mos u perdridh majtas e djathtas, por bjeri shkurt se ke lehtesira….
    Ose, me qe mendon se te akuzojne kot, hidhi ne gjyq se ndoshta fiton mijra Euro….
    dhe te dalin pastaj edhe per te blere Kosmetik e Parfumra, qe te heqesh eren e keqe te Kusares…
    Ndryshe, gazetaret shqiptare nuk ta kane borxh ti turperosh, duke dashur te fshihesh pas emrit te tyre…
    Preji thronjt, Kozi, se nuk te nderojne, ndryshe shko pastro ndonje stalle Dosash, se do te tregojne me gisht per nje kohe te gjate…

  • Mire nami qe te doli moj Koziii po ishalla ke pasur shije ne zgjedhjen qe ke bere…
    E pastaj thone qe nuk ecim perpara dhe te gjithe shtetet sna kane qejf…po si te na kene qejf xhanem kur dalin ca tipa si puna e kesaj qe kane mendjen vetem me vjedh…
    Tani pergenjeshtroi sa te duash lajmet Kozeta Vogel por kot e ke…….
    Nuk behet shqiperia me kesisoj njerezish jo…qe gjeja e para qe ju vjen ne mendje eshte te bejne ndonje pisllik kudi qe shkojne..
    E dua e respektoj vendin tim,por ne keto situata nuk ka tolerance.
    Turp tju vije,edhe gazetare pale !

  • Nje rast qe isha vete prezent.
    Ne nje dyqan teper te shtrenjte kozmetik, ne Oberhausen, ne castin kur po dilnin dy gra, bie alarmi dhe sic behet zakonisht, personel i ndalon.
    Nuk dinin gjermanisht, i degjoja shqip qe protestonin, u afrova per te ndihmuar ne perkthim.
    Mesoj se njera ishte e sapomartuar ne Gjermani dhe nuk dinte gjermanisht, vetem disa fjale, tjetra ishte motra, qe kishte ardhur nga Belgjika.
    Gruaja qe akuzohej se kishte vjedhur nje parfum 89,95 euro, me tha, thuaj se kete parfum une se kam marre, dikush ma ka futur ne cante dhe kur ja shpjegova kete personelit, ne zyren ku gjendeshim, ata pane kamerat, ku shihej qarte, qe motra e ardhur nga Belgjika, i kishte futur motrs se saj, parfumin pa i treguar, duke menduar se sdo te ndodhe gje.
    Ky eshte nje rast, ku rastesisht u ndodha prezent dhe u bera pjese e kesaj ngjarjeje, duke ndihmuar ne perkthim.
    Per kete, une nuk mund ta marr kete informacion, si te beszeshem dhe dua te besoj se gazetarja eshte e pafajshme, ne kete histori. E them kete me rezerva, se nuk e njoh fare kete gazetare, por thashethemnaja eshte aq shume e zhvilluar ne Shqiperi, sa qe cdo kush qe kerkon te denigroje nje person, mjafton nje genjeshter dhe personi, vihet nen akuza skandaloze, natyrisht kjo ndodh se akoma nuk eshte denuar ndonje shpifes, per shkaterrimin e personalitetit te tjetrit.
    Dhe me duhet tju kujtoj, os beni te paditurin, mos u tregoni te pa interesuarin, se edhe shpifja, eshte nje semundje, qe shkakton tragjedi familjare dhe kur lihet oa u ndeshkuar, shpifja kthehet ne sistem, deri sa vjet tek ju, pa e ditur dhe vjen nje dite, qe e sheh vehten, te mberthyer nga mashtrimi, por qe ske fuqi ta luftosh, se kur kjo shpifje, ishte tek tjetri, ti, une, ai tjetri, rrinim e benim sehir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *