Kozma Dushi: Vota ime për PD-në që më dha titullin; LSI-ja vetëm një muaj më mbajti në punë

redaktor

Kozma Dushi ka dhënë një intervistë për Panoramën. Ai, kështu thotë, ka qenë me LSI-në deri në këtë moment, por po e ndërron atë me PD-në, ngaqë kjo e fundit e ka ndihmuar të marrë titullin “Mjeshtër i madh i punës”, ndërsa LSI-ja i dha një punë, dhe pastaj e hoqi pas një muaji nga ajo punë. Ja intervista e plotë e marrë nga Panorama online:

Ju keni qenë sot në takimin e Kryeministrit Berisha në Lumas të Beratit. Përse i jeni bashkuar PD-së, ndërkohë që ju deri tani keni qenë mbështetës i LSI-së?

Patjetër që do shkoja, pasi njeriu duhet të jetë mirënjohës. Unë mora titullin “Mjeshtër i madh i punës”. Kam kënduar një jetë të tërë në skenë dhe asnjëri s’ma ka dhënë. Është tjetër gjë që e meritoja, por ama u vlerësova, dhe unë mendoj se njeriu duhet të jetë mirënjohës në jetë.

Kush jua ka akorduar titullin?

Nesër do të zhvillohet ceremonia ku do të marrë pjesë edhe Presidenti, në Pallatin e Kulturës. Do të jenë gjithashtu edhe miqtë dhe kolegët e mi. Titullin ma ka dhënë Ministria e Kulturës, siç janë rregullat dhe ligjet. U mblodhën personalitetet e vendit, kanë dërguar propozimin te Ministria e Kulturës, dhe kjo e fundit te Presidenti.

Me daljen tuaj në krah të Kryeministrit, jeni larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim?

Po çfarë LSI-je? Unë LSI-në kam shekuj që e kam lënë. Lëvizja Socialiste për Integrim mua më futi një muaj në punë dhe më hoqi të nesërmen. Ç’punë kam unë me ata?

Sot keni qenë i ftuar nga deputeti, apo jeni dërguar nga Ministria?

Jo, jo. Sot kam qenë me mikun tim, deputetin e zonës. Lefterin e kam shumë mik, jo sot, por kam 10-15 vjet.

Për aktivitetin sot jeni paguar, apo e keni bërë si përkrahës i PD-së?

Çfarë rëndësie ka? Nuk ka nevojë pagesa. Nuk është leku gjithçka, kartë është ajo. Unë e kam mik Lefterin dhe vajta për shoqëri.

Më 23 qershor do të votosh për Partinë Demokratike?

Nuk bëhet fjalë.

Share This Article
11 Comments
  • E babuc trapi! Nje cope injorant qe zoti i fali zerin por i dha syte me difekt dhe nuk shquan dot kush eshte sapuni dhe kush djathi! Keta “te shkolluar” jane me te keqij se ata fshataret e varfer qe i rrjeshtonte Lefteri.

  • Ne kete sistem apo rregjim shume nena te reja detyrohen per te prostituar apo tradhetojne vetem per te ushqyer vocrraket apo per te ruajtur vendin e punes. Ndaj edhe Kom-babuci u kandis po ngjashem.
    Fatkeqsi! Ptu sistem i ndyre!

  • E t’u befsha o babuc, kur t’a futi e kur ta hoqi LSI, ne nuk dime gje, mos e ka bere Likja me koken e tij o k… c. O Kozi edhe ti vete neper dasma, por mos harro t’i hapesh dasmat e mitingasheve te Beratit, me kengen, O Sali na u bere ferre, mos na e nda gjembashin Leftere. E me pac uraten o babuc. Kjo PD do ti drejtoje syte, por ki kujdes se mos te le pa gje o Kozi o kokra e …..

  • Komit i jane mbaruar leket ne kumar dhe e ul veten ne ate far feje sa te ben qe te vije shume keq per te si kengetar po ai duhet vleresuar por duhet ti pershtataet kohes te eci me hapin e kohes nese nuk eshte i zoti te kendoje ne ndonje dasem ose mejhane dhe jo te dali ne krahe te dikujt qe mban jelek antiplumb . Pse mban jelek zotnia se ka bere shume te keqija nder to dhe urdhruar dhe vrasje pra sipas kanunit eshte ne hall. Prandaj dhe kozmai me ne fund e denigron me deshiren e tij veten kur zotnia do te hiqet njehereepergjithmone nga syte tane.

  • Do ti kete dhene sala ndonje 10 mi lekshe kozma dushit Te pije ndonje gode raki se aty ka ariture komi, ajde re Komi ajde ,cope plepi ngele …

  • Pse cuditeni me Kozin.Vetem zerin ka qe mund t’ia vleresosh. Po mendjen?!?! Po kerkoni shume me duket per kapacitetin e tij.

  • e dhjeve fare o Komi me kete veprim qe bere… shtrengoje fort titullin dhe futja me raki tani se shpetove nga fukaralliku……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *