KPA e pezulloi nga detyra, ja kush do ta zëvendësojë në proceset e Vettingut gjyqtarin e akuzuar nga SPAK për falsifikim

Leda Hysa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur short për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci për çështjet që kishte në proces.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se në vijim të vendimit të djeshëm të Mbledhjes së Gjyqtarëve për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, u hodh shorti për zëvendësimin e tij në trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit prokurorit Fatmir Lushi.

Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Luan Daci u zëvendësua nga gjyqtare Ina Rama.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ju bëjmë me dije se për këtë arsye, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u ndërpre, për t’u zhvilluar në datën 08.09.2020, ora 9.30”, bën me dije KPA.

Mësohet se Daci është zëvendësuar për dosjet e ish-drejtueses së ish-Krimeve të Rënda, Donika Prela, Genc Sinjarit, Roland Jaupaj, Regleta Panajoti dhe Dritan Preka.

Të gjitha këto çështje ishin në proces dhe do të zhvillohen gjatë korrikut dhe shtatorit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi pasditen e të premtes vendimin për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, pas marrjes së tij të pandehur për falsifikim të dokumenteve.

Anëtari i KPA, Luan Daci, u thirr të enjten në ambjentet e SPAK ku ju komunikua akuza e ngritur ndaj tij për falsifikim të dokumenteve.

SPAK e akuzon anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • kur flasin ne ne emer drejtesie te tjeret….ky eshte ok!!! Ku eshte spaku? cfarw ben apo u pajtua me tw korruptuarit dhe krimin e organizuar qe ka kapituluar disa institucione….A mund te japi pergjigje njeri pse u zgjodh arben shehu ne krye te kontrollit larte shtetit… pse u pajtuar presidenti i republikes me ketw kanditature? po qeveria pse u pajtuar? a kishte kanditatura tjera me te spikatura apo mbaruan dhe ngeli ky….Pse shkelqim Ganaj inspektor i pergjithshem ne deklarimin e pasurise e ka mik kete…a mund njerinta thojne…..
    pse Gramoz ruci u pajtua me kete kanditature….mund ta thot njeri…ja pra popull kush flet ne emer drejtesise….
    shkelqim ganaj nepermjet nje ish ambasadori dhe aktualisht sot ne ministri europes dhe pune te jashtwm ben uren shkelqim ganaj gramoz ruci…pse ky njeri takon shkelqim ganaj tek shtwpia e tij….pse takohen…?, A mund ta verifikoj spaku? sepse mostra me korrupsion pasi ka hequr kriterin…don te zgjidhet perseri inspektor i pergjithshem…turp turp…i korruptuari qe din mira e mira subjekte qe shkojne ne ILDKPKI. . KY MOSTER ORDINER NEPERMJE BASHKESHORTES OLCI KOMICI QE FLASIN PER DREJTESINE BEJN PRESION SUBJEKTEVE…TURP ? SPAKU PSE HESHT? APO I PARI SPAKU KA PAS BASHKESHORTEN NE Ildkpki dhe tani bere paq me te korruptuaron shkelqim ganaj….
    i bej thirrje prokurise dhe organe ligjzbatuese te hetojne shkelqim ganaj duke urat lidhese me sekseret don te rizgjidhet kundershtim me ligjin ne ildkpki…i bej thirrje presidentit republikes stop me lojra me kete pise dhe korruptuar shkelqim ganaj…i bej thirrje gramos ruci te ndaloj sekseret ne bashkepunim me kete flliqesire dhe tu derzohet drejtesise…bashke me bandat e fatmir xhafes me shok…turp turp qe ne emer drejtesise injoranti shkelqim ganaj me sekseret e tij don ti largohet drejtesise…

  • Po kjo Ina Rama do kalbësoi përsëri drejtësinë me tip prokurorësh Dollapë e kompani. !… Pastaj presim drtejëtësi e Re,tamam si drapëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *