KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Tom Ndreca

Leda Hysa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Shtylla, relatore  Ina Rama dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, lanë në fuqi vendimin e KPK-së së datës 17 korrik të këtij viti.

Me këtë vendim, Ndreca humbet përfundimisht postin e gjyqtarit. Më parë në shqyrtimin e dosjes së tij ishin konstatuar parregullsi me një diferencë të pambuluar në vlerën 1 milion e 300 mijë lekëve.

Gjithashtu sipas KPK , Ndreca nuk ka deklaruar një procedim për kunatin për prodhim dhe shitje narkotikësh.

“Shkarkoj nga detyra subjektin e rivlerësimit, zotin Tom Ndreca me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Ky vendim u shpall sot me 17 korrik 2018.”

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *