Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të përsëritet njoftimi për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, nisur nga fakti se vetë Llalla nuk ka dijeni për procesin, dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.
“Vendos: Ti kërkojë përfaqësuesit, avokatit Sokol Hazizaj plotësimin e prokurës të datës 10.4 2018 duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullnetit të përfaqësuarit për t’i dhënë përfaqësuesit të tij tagrat. Vendos të përsëritet njoftimi i ankimit të subjektit të rivlerësimit si dhe të njoftohet për seancën subjekti i rivlerësimit, zoti Adriatik Llalla”, tha kreu i trupit gjykues.
Avokati kërkoi që dita e ardhshme e gjykimit të jetë jo më pak se 15 ditë, kohë që i duhet për të marrë prokurën për vijimin e procesit. Seanca u vendos për në 31 maj në orën 10.00.
Gjatë seancës Hazizaj tha se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se vetë ai ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij.
“Në dijeninë time nuk ka dijeni, por unë kam tagrin që ta paraqesë. Komunikimi i fundit më shumë se 2-3 javë”, tha ai, duke shtuar se dokumentet e tërhequra ia ka dorëzuar familjarëve të tij.
Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.
Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.
Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.
Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë interpretimit të ligjit të rivlerësimit.
Dosjet e të dorëhequrve dhe të të papërshtatshmëve arkivohen, por nëse kërkohen nga prokuroria, atëherë ata i nënshtrohen edhe kontrollit penal.
o.j/dita

Të nderuar komentues a nuk ju duket pak si e pazakontë kjo shtyrje seance? Unë mendoj se filluan hilet domethënë marifetet e asaj që thuhet: shtyje, shtyje se ashtu arrihet të shlyhet.
Drinzi Bardhi
“VETING PACAVURE”
Me ka humbur prekurori i pergjithsum. Nuk e di ku e lashe! A e ka pare njeri? Nga jashte duket si derr. Po ta hapesh eshte plot me para te qelbura. Fshinte b@then me to.
Kush e gjen ta dorezoje ne polici se vij e marr vete.
Shqiperia te asistohet ligjerisht nga euripa sidomos amerika per pershpejtim te procedimeve dhe shterim imediat te burimineve financiare te gjyqtareve te dyshuar ne korrupsion.
Drejtesise sone e mefshte po i shpetojne nga vrimat e rrjetes peshqit qe arrin te zere. Duhet pershpejtim.
Si ka mundesi i lejojne te perdore parate e korrupsionit LLalles qe te paguaje avokat perfaqesues per perfaqesim. Po tjter cben llalla e familja me ato para…?
Perdorimi i parave te korrupsionit nga te akuzuarit per ti shpetuar akuzave eshte flagrante dhe rrezikon procesin
Avokati ti caktohet nga shteti i paguar nga shteti. Llalla te mos kete opsion tjeter.
Ore gjyqëtar dhe prokuror legena ,kur do ta lini mashtrimin me popullin ? ,Po ju shtytë seancën për ta nxjerr të pa fajshëm Llallën ,pasi edhe në Zelandën e RE po të ishte ai do ishate lajmëruar .
Shtyrja e seancës ndaj Llallës është korrupsion ekstrem dhe modeli më i urryer që mbretron sot prokurorinë e gjykatat e shkërdhyera shqiptare..
Ore gjyqëtar dhe prokuror legena ,kur do ta lini mashtrimin me popullin ? ,Po ju shtytë seancën për ta nxjerr të pa fajshëm Llallën ,pasi edhe në Zelandën e RE po të ishte ai do ishte lajmëruar .
Shtyrja e seancës ndaj Llallës është korrupsion ekstrem dhe modeli më i urryer që mbretron sot prokurorinë e gjykatat e shkërdhyera shqiptare..
Jo driniz…nuk shpetojne……!!! Tashme hilete dhe marife-
tet nuk pine uje me ….!!! Sepse e ka marrre ne dore
Amerika dhe Europa…..! Keto dite u perhapen fjale se
gjoja Gjermania nuk do ta “dorezoje” LLallen !!! Dhe te
gjitha keto i perhap demoni i Vicidolit dhe viktimat e shpe-
llave sapo e boton ne ” facebook” ,” baca” e besojne ?!
Nuk e dine keto “inerte” se “baca” edhe kur flen,sajon,
shpik,sajon si nje delirant skizofren i semure. Dhe ka are-
sy t’i beje te gjutha keto shpifje e mashtrime ! Eshte nje
lufte per jete a vdekje. O duhet t’i shpetoje shpates se
Demokleut,DREJTESISE, bugut dhe konfiskimit te pasu-
rise se familjes se tij, sepse Ai vete ka “vetem” 129 m2
shtepi me Sllobodanken dhe “harron” te permende Gji-
rin e Lalezit qe ben kros cdo jave….!
Nuk shpetojne …..!