KPA “rrëzon” vendimin e KPK, shkarkon prokuroren Antoneta Sevdari

Leda Hysa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra prokuroren Antonta Sevdari.

Kjo e fundit njëherësh është edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ka qenë Komisioneri Publik që më herët ka ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari.

Ajo u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 18 korrik 2018.

Sipas Komisionerit Publik, në rastin e Sevdarit, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.

“Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, “, – thuhej në njoftimin për mediat.

l.h/dita

Share This Article
6 Comments
  • Kontrolloni se mos ka edhe te tjera si Sevdari. Cdo lajm “konfirmimi ne detyre” eshte lajm i keq per qytetaret. Bindja eshte se nuk ka as gjyqtare as prokurore te ndershem. Po te kishte nje te tille, do ta kishim pare e degjuar te luftonte kunder Krimit dhe Kolegeve te korruptuar.

    • E drejte se shumica e njerezve jane gati te vejne dorren ne zjarr se 95%, ne mos edhe me shume e punonjesve te drejtesise te te gjitha niveleve , jane te korruptuar

    • @bart72
      Po ty o kryebushter e vicidolit ku do te leme?. Apo do te caplojme sumen njehere pastaj do te kalojme ne Rec bashke me Salehun, Xenin dhe Lulash Sumqimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *