Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Artur Malaj, i cili është edhe kandidat për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.
KomisioneriPublik ka argumentuar se subjekti nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij dhe personave të lidhur me të dhe, gjithashtu është përpjekur të fshehë pasurine.
Sipas Komisionerit Publik,subjekti i rivlerësimit (gjyqtari në fjalë) është përpjekur të fshehë pronat që disponon ai, si dhe personat e bashkëlidhur me të. Komisioneri pretendon se gjyqtari Malaj, bazuar në analizën financiare të disa viteve e cila rezulton negative, s’ka pasur mundësi të krijojë pasuritë që disponon.
Për një apartament në Tiranë, komisioneri pretendoi se është kryer deklarim i pasaktë.
Trupi gjykues konstatoi se gjyqtari nuk ka pasur mundësi financiare që të paguante këstin e parë të kredisë prej 15 mijë eurosh.
Trupi gjykuese, në përfundim të analizës financiare, vlerësoi se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë për krijimin e kësaj pasurie./ Abc
e.ll./dita

Mbi 100- Gjyqtare e Prokurore largohen
nga detyra ,per shperdorim Detyre ,mosjustifikim
te Pasurise se vene !
——–
Ja pra perse ikin shqiptaret nga Shqipria !
Ka arsye me te fort nga kjo ?
Mafiozet e ish puhttarev i kan hndruar Intituciont
me te Larta te Shtetit
ne Miniera pasurimi te Larte !
Kush do mbaje pergjegjesi per kto Gjyqtare e Prokurore
te emeruar ne ato Poste ?
Ku jane Diplomuar kta persona te korruptuar
eshte hetuar nga Prokuroria shteti eshte investuguar
nga Media ?
Nqs jo ,
persee kerkohet Shtet e Drejtesi nga Media ne pergjithsi ?
Sa gjynaaaa do ngelet Vlora pa trageteee
Nje bravo per kolegjin.
Sot u largua nga sistemi i vetemi gjyqetar me ordiner qe ka pasur sistemi dhe perkete po e perseris nje bravo te madhe per kolegjin.
Nje pyetje kam. Si e kaloj ky njeri shkallen e pare, a mund ta dijme? Kush e kaloj kete? Pse kaluan? Pse nuk e moren parasysh raportin e sherbimit sekret trupa gjyqesore e kpk? Ishte i ndershem ky apo trupa e kpk? A ka institucione ligjzbatues qe mund ta hetojne kete rast? Cfare kusure ka popull qe te priste nje vit qe ky njeri te shkarkohei? Une e kam pergjigjen? Genta tafa bungo eshte shkaktari i kalimit te ketij personi, dhe kjo grua ne silesine e kryetares se komisionit pavarur te kualifikimit duhet te japi sqarime para organeve hetuese pse kaloj kete njeri edhe baze raportit te sherbimit sekret qe cilesuan si me te korruptuarin. Genta tafa bungo duhet shkarkuar orgjentisht per shperdorim detyre referuar ketij rasti? Po jjo vetem kaq edhe ildkpki e ka nxjerr si te paster, i shkelqyer, si me te ndershmin, me te pakurruptumin e sistemit te drejtesise& a e kuptoni qe institucioni i ildkpki ka humbur kompetencat qe i ka dhene ligji dhe sherben per interesa privat te shkelqim ganaj. Prokuroria duhet te filloj hetimet per keto institucione qe kalojne
Kete njeri te korruptuar, dashakeqes dhe gjakpires. Turp per keto institucione.
Bravo kolegjit qe vuri ne vend drejtesine.