Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra Kreun e Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë, Kastriot Selitën.
Kastriot Selita u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por u përball sërish me vetingun pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin.
Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së që të shqyrtonte ligjshmërinë e vendimit të KPK, për konfirmimin në detyrë të Selitës, me pretendimet se përfundimet e KPK për pasurinë dhe aftësitë profesionale të kryegjyqtarit Kastriot Selita ishin të gabuara.
Në përfundim, KPA vendosi shkarkimin e Selitës nga detyra e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Tiranë.

Asnje nga ato ne kpk nuk po shkarkohet mbas gjithe keto vendime qe po rezohen pastaj?! Cudi pak !