KPA vendos të rihetojë pasurinë e Arben Dollapajt

Leda Hysa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos të rihetojë pasurinë e prokurorit të apelit Shkodër, sot anëtar i këshillit të lartë të prokurorisë Arben Dollapaj.

Rihetimi i pasurisë së Dollapaj u kërkua pasi komisioneri publik arriti në përfundimin e shkalla e parë e vettingut kish kryer një hetim të paplotë duke e konfirmuar në detyrë në gusht të 2018-ës.

Në seancën e zhvilluar këtë të hënë KPA kërkoi hetim më të thelluar për dy banesat e tij në Valbonë e deklaruar si shtëpi banimi por që sipas ankesave shërben si bujtinë si dhe për banesën tjetër në Selitë.

Lidhur me banesën e deklaruar në Valbonë me një sipërfaqe prej 227 metra katror , komisioneri u shpreh se deri më sot ende nuk është identifikuar investitori i kësaj godine për të cilën rezultojnë disa vlera të ndryshme investimi.
Ndërkohë, në dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe anës profesionale, prokurori Dollapaj doli i pastër.

Prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje ndërkohë që më datë 6 gusht 2018 ai kaloi me sukses proçesin e Vetingut. Dollapaj ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve.

Dollapaj është anëtari i KLP-s në të cilën pritet të votohet më 18 dhjetor dhe emri kreut të prokurorisë së posacme.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Na e shpifet me kete “shqipen e re”. Emri shquhet ne rastin e titullit me siper.
    KPA vendos te rihetoje pasurine e Arben Dollapajt.
    Analfabete funksionale.

  • Mua ma shpif me teper tallja qe i behet popullit me dele te evropes gjoja sikur po bejne drejtesi.Me kete krim dhe korrupsjon ne kete shkalle qe ka ky vend as qe duhej te behej hetim por duhej te futeshin ne burg menjehere te gjithe pa perjashtim.Dhe ketu nuk llogariten demet qe i kane shkatuar popullit dele me vendimet korruptive te tyre gjate 29 viteve.Ne burg duhej te fillonte gjykimi i vertete i tyre!Pse genjeni more kriminele?ju jeni shoke naten beni takimet dhe dallaveret e diten beni sikur zbatoni ligjin.Plehra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *