KPK e konfirmoi, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Dritan Pekës

Ornela

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Dritan Peka i cili kaloi procesin e Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi Pekën në detyrë, por sipas Komisionerit Publik, prokurori nuk plotëson kushtet.

Pavarësisht se trupa e KPK e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Olsi Komici gjeti probleme me pasurinë dhe aftësitë profesionale, vendimi ishte për ta konfirmuar në detyrë Dritan Pekën.

Në këto kushte, Komisioneri Publik i është drejtuar Komisionit të Pavarur të Apelimit (KPA) duke dorëzuar një material prej 17 faqesh se pse prokurori nuk duhej të ishte konfirmuar në detyrë.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997.

Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Kujtova se ishte fjala per anal (in)-istin, apo me mire kanalin Cim Peka , po shyqyr , nuk e paskan me te kesaj radhe , se keta Pekat , qenkan njeri me i ndyre se tjetri !

  • Kushti I pare qe ne Shqiperi te kete perparim eshte padyshim largimi I te gjithe tropojaneve nga institucionet shteterore,ne vecanti nga ato te drejtesis e policis.Prania e tyre sjell vetem probleme te paimagjinueshme.Kte tropojanet e dine vete,e dine kush ju a ka thene ne kuvend,e dine se kush ju a ka perserit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *