Pasuria “djeg” gjyqtaren, KPK: Nuk justifikon një apartament

Ornela

Duket se gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj do të jetë “viktima” e radhës e sitës së Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi shqyrtoi deklaratat e pasurisë së saj, thotë se nga hetimi administrativ nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë.

Gjithashtu, për KPK deklarimet e të ardhurave për vitin 2003 dhe 2004 janë të pasakta dhe mungojnë 4 milionë lekë.

Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut këtë të hënë.

Trupa gjykuese për Xhoxhajn kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.

Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive.

Vitore Tusha arriti të kalojë vettingun, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë.

Duket se gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj do të jetë “viktima” e radhës e sitës së Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi shqyrtoi deklaratat e pasurisë së saj, thotë se nga hetimi administrativ nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë.

Gjithashtu, për KPK deklarimet e të ardhurave për vitin 2003 dhe 2004 janë të pasakta dhe mungojnë 4 milionë lekë.

Edhe në shqyrtimin profesional, KPK përmend denoncimin e një shtetasi me inicialet B.C., i cili është dënuar nga babai i Altina Xhoxhajt, gjithashtu gjyqtar, por në Gjykatën e Apelit. Ky shtetas është ankuar në Gjykatën Kushtetuese, ku çështja e tij është shqyrtuar nga pikërisht nga Altina Xhoxhaj.

KPK ka gjetur gjithashtu edhe zbardhjen me vonesë të arsyetimeve të vendimeve, si dhe raste të zgjatjes së afateve për dosje në gjykim.

Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut.

Trupa gjykuese për Xhoxhajn kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.

Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive.

Vitore Tusha arriti të kalojë vettingun, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë.

o.j/dita

 

Share This Article
6 Comments
  • është dënuar nga babai i Altina Xhoxhajt…

    Po paskan qene familje apo fis hajdutesh!
    Ky babai a do te shkoi ne burg bashke me vajzen etj…?

  • A tu bofsha o veting. U pastrua qyteti dhe nga nje bajge. Kjo plera e kushtetueses kur ishte gjykatse e gjykates Tirane nuk bote gjyq pa leke. I ka rrjepe ish pronaret. Deri edhe nenave me femije te vegjel qe kerkonin pension ushqimor nga burrat e ndare iu merrte leke. Nese ka gjykatse te korruptuar kjo eshte nishi. Babai i saj Seiti ka qene oficer i Enver Hoxhes dhe fiks kete ne 92 Berisha e beri gjykats se ja kerkoi Gazedede. Seitin e ngriten gjykates ne apel kur denoi Maks Haxhine. Ne apel as ky nuk bote gjyq pa leke. Si i ati edhe e bija. Xhaxhai i saj Perparimi, vellai i Seitit ne kohen e monizmit ka qene shef sigurimi te shtetit ne Shkoder ku marre ne qafe qindra shkodrane. Burrin kesaj e mori Nishani president, si kshilltar. Tani kjo Altina ka siguru edhe grinkarten amerikane dhe tallet si te doje. Po grumbullonte leke pa hesap per te jetu ne Amerike. Sot bertet kunder vetingut. Vetem burgu i lan hesapet me keta hajdute.

  • As edhe nji gjygjtar ne Shqiperi nuk e meriton te jete ne ate detyre ,per disa arsye:1)Gjygjtari ne radhe te pare duhet te jete “psikollog 2)Duhet te jete vendimarres pa I marre doren avokatit (sekserit)per te shtyre gjyqin,gje qe eshte ne mode ne te gjitha rrethet e SHqiperise .3)Te jete I pavarur dhe I paprekshem ,qe te ushtoje detyren .4)Te jete I perkushtuar te kryeje detyren dhe jo I perkushtuar kush paguan me shume.Prandaj vetingu ka per ti situr mire te gjithe gjygjtaret ,qe nga ai I shkalles se -I-re,i Apelit dhe deri tek ata te gjukates se larte,te pastrohet SHqiperia njihere e mire nga plepistat e Durresit ,se jane mafioze dhe te pa Afte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *