Me datë 27 nëntor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi, votoi unanimisht për konfirmimin në detyrë të Besnik Canit – me funksion prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, por i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme si këshilltar i Arta Markut.
Procesi i rivlerësimit ndaj Canit kishte filluar më përparësi në nëntor 2017, për shkak të kandidimit të tij si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një nga institucionet e reja të Reformës ne Drejtësi – pjesë e të cilit Cani u përzgjodh nga radhët e prokurorisë.
Edhe pse KPK ka vendosur ta rikonfirmojë Canin në detyrën e prokurorit, hetimi administrativ dhe denoncimet e shumta që kanë ardhur kundër tij në Komision, kanë nxjerrë në pah një listë të gjatë shkeljes në 2 nga 3 kriteret e vetingut, pasurinë dhe profesionalizmin – shkruan Besar Likmeta redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri.
Në një raportim të hollësishëm mbi rastin Cani, ai shkruan se “megjithatë, kjo listë e gjatë shkeljesh nuk e ka penguar konfirmimin në detyrë të prokurorit, pasi ato janë justifikuar nga Komisioni me anë të aplikimit të parimit të proporcionalitetit dhe duke ja transferuar për inspektim Këshillit të Lartë të Prokurorisë – organit kolegjiali ku Cani është tashmë anëtar”.
Trupi gjykues i KPK-së ka arritur në përfundimin se subjekti ka arritur nivel të besueshëm për sa i përket deklarimit të pasurisë, nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe një nivel ‘së paku minimal kualifikues’ në vlerësimin e aftësive profesionale.
Por vendimi i KPK-së është kundërshtuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, i cili i ka rekomanduar Komisionerit Publik ankimimin e vendimit, pasi sipas tyre Cani është konfirmuar në detyrë nëpërmjet interpretimit të gabuar të ligjit të vetingut nga KPK.
“Një nga qëllimet e procesit të rivlerësimit është rikonfirmimi i besimit të publikut në institucionet e drejtësisë,” shprehet ONM. “Në pikëpamjen tonë është e pamundur të konfirmohet në detyrë një subjekt kur nuk janë vlerësuar në mënyrë të rregullt disa çështje që dëmtojnë besimin e publikut,” shtoi ajo.
Një nga rastet e përmendura në raportin për Canin është një kontratë.
Subjekti ka lidhur me 27 janar 2016 një kontratë me Kastrati Sh.p.k, duke dhënë me qira truallin në Paskuqan me sipërfaqe rreth 1000 m2 për 25 vjet, në të cilin ndodheshin 2 godina. Sipas kontratës, Kastrati Sh.p.k do të ndërtonte me shpenzimet e saj një pikë karburanti, nga e cila subjekti do të përfitonte 5 lekë për çdo litër të shitur. Subjekti përfiton gjithashtu 50 % të qirasë mujore, ndërkohë që 50% shkon për të paguar kostot e ndërtimit të objektit.
Nëpërmjet amendimit të kontratës me 1 prill 2017, Kastrati Sh.p.k heq dorë nga administrimi i lavazhit dhe bar kafesë në pikën e karburantit, duke ia kaluar këtë të drejtë subjektit. Nga hetimet e KPK-së ka rezultuar se stacioni i shitjes së karburantit administrohej nga Kastrati Sh.p.k, ndërkohë që bar kafeja dhe lavazhi nga një kompani e regjistruar në emrin e E.C- djalit të subjektit me moshë 18 vjeç.
Sipas tatimeve ky aktivitet ka pasur një qarkullim prej 4.4 milionë lekë dhe një fitim prej 1.5 milionë lekë. Nga shitja e karburantit subjekti ka përfituar 2.4 milionë lekë në vitin 2017 dhe 946 mijë lekë në periudhën janar-qershor 2018, ndërkohë që një shumë e barabartë me fitimet ka shkuar për rimbursimin e investimit.
Sipas KPK-së marrëdhënia midis subjektit dhe kompanisë Kastrati Sh.p.k, përbën një formë pjesëmarrje ‘de fakto’ në shoqëri dhe për këtë shkak e papajtueshme me profesionin e prokurorit. Gjithashtu, kjo rrethanë komplekse mund të jetë shkak për cënimin e etikës profesionale dhe për humbjen e besimit të publikut tek figura e një prokurori të Republikës së Shqipërisë.
Megjithëse, KPK çmon se kontrata midis subjektit dhe Kastrati Sh.p.k mund të përbëjë konflikt interesi dhe shkak për papërshtatshmëri, e transferon gjithashtu këtë çështje pranë KLP-së.
Artikulli “KPK bëri një sy qorr gjatë rivlerësimit të prokurorit Besnik Cani” mund të lexohet i plotë duke klikuar KËTU
b.m. / dita

Une jam me ONM ne kete rast
Ky edhe nga pamja e cenon figuren e prokurorit
Me ket qethje dhe ket qaf të majme më shumë ngjan me dashnoret e Zallbastarit se me nje prokuror
Me pare duhet ta kalonin Vetingun keta te KPK pastaj te vazhdonin punen!
Edhe me raste te tjera kur ka patur ankesa nga qytetaret,keta tre KPK kane mbyllur syte edhe para vendimeve skandaloze te gjyqtareve,qe kane sjelle vendime te padrejta rrjedhimisht edhe korrupsion!
Edhe per pa aftesine apo per arsye korruptive gjyqtari Gentian Medja depozitoi 4 Akte Ekspertimi,krejtesisht te panevojshem,se cdo njeri prej tyre kishte lecense,por sic duket une nuk po i premtoja gje dhe ai nga vlera e aktit te pare prej 45 milion leke demshperblim e coi ne 2 milion leke per 23 vjet.
Pra nje ulje prej 43 milion lekesh te vjetra!
Ja ky eshte gjyqtari Gentian Medja qe e vleresuan keta te KPK!
Per mua te gjithe jane te pa afte!
2 femra anetare te KPK i ke hajdute me certifikate
KPK ne Vetting, perndryshe te mos vazhdoje me se nuk ka me moral ligjor te jete ne kete funksion.
Popull rrote, dilni ne proteste per te gjitha. Dhe per digat dhe per gjyqtaret, me gjithe KPK
Zagar I edkokaines she disa trafikanteve te kokaines nga durresi. Ka hak litarin dhe ate do te marre.
Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari
KY ESHTE DALLKAUK I KOMANDUESHEM
NE LITAR I FAJSHEM DHE BEN SI SHENJTOR