KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit

J L

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit konfirmoi sot në detyrë ish-gjyqtaren e Gjykatës për Krimet e Rënda, tani Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, Irena Gjoka.

Gjoka, e cila u hetua nga një trupë e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktari.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua të hënën, iu vunë në dukje 3 momente të mosdeklarimit në kriterin e pasurisë, ndërsa u theksua se në një prej dosjeve të hetuara në kriterin e profesionalizmit ishin gjetur shkelje procedurale të rënda.

Gjyqtarja pranoi mosdeklarimet, por tha se ato ishin harresa dhe keqinterpretim i ligjit.

Ajo po ashtu tha se në dosjen në të cilën ishin gjetur shkelje të procedurës, kishte qenë në pakicë.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993.

Për më shumë se një dekadë, Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ku për të siguruar një emërim të përhershëm i nevojitet të kalojë me sukses procesin e Vettingut.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *