Dy ditë pas ngjarjes në Kamëz, ku mbeti e plagosur një 19-vjeçare, autori i armatosur me kallashnikov mbetet ende i paidentifikuar.
Policia ka sekuestruar nga serveri pamjet e kamerave të bizneseve për të gjithë periudhën një mujore.
Vendimi për sekuestro erdhi pas dëshmisë së një prej punonjësve, se disa ditë më parë kishte vërejtur një person të dyshimtë në derën e jashtme të supermarketit dhe tek pjesa e tunelit të pallatit.
Në dy filmimet e reja të kamerave të siguruara nga Televizioni Klan konstatohet se autori ka ardhur nga rruga Viena, në pjesën mbrapa pallatit dhe është larguar nga i njëjti drejtim pas 1 min e 30 sekondash.
