KQZ: 13 % e zyrtarëve kanë dorëzuar formularin. Afati deri në 4 maj

Elton Tafaruci

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Drilona Hoxhaj deklaroi se 13 % e zyrtarëve kanë dorëzuar formularin për dekriminalizimin.

Ajo i bëri thirrje për të dorëzuar sa më parë formularin, ndërsa afati përfundimtar është data 4 maj.

“Afati përfundimtar i dorëzimit të formularit është 4 maji. Numri i subjekteve që se kanë dorëzuar i konsiderueshëm”, theksohet në deklaratën e KQZ-së.

NJOFTIMI I KQZ

Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, kanë detyrimin të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit;

1-Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

2-Anëtarët e Këshillit të Ministrave që nuk kanë mandat deputeti

3-Kryetarët e bashkive

4-Këshilltarët bashkiakë.

Aktualisht nga 1836 funksionarë, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 255 ose 13,9 % % e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerësim të faktit se afati përfundimtar për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, është data 4 Maj 2016 dhe numri i subjekteve që ende nuk e kanë dorëzuar, është i konsiderueshëm, kërkon mirëkuptimin e tyre për ta dorëzuar sa më parë formularin, duke pasur në vemendje:

  • formulari duhet të plotësohet me kompjuter, me përjashtim të emrit e mbiemrit dhe nënshkrimit (në fund të çdo faqeje) që duhet të plotësohen me shkrim dore;
  • formulari, pasi të jetë plotësuar e printuar, nënshkruar, të depozitohet në KQZ personalisht (dorazi) nga secili funksionar që ka detyrimin për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.
  • Formulari i vetëdeklarimit ndodhet ne faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, www.cec.org.al dhe është i aksesueshëm për të gjithë.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *