Nga Bosnja ku ndodhet në një vizitë me komisionerin Stefan Fyle, zëdhënësi i tij, Peter Stano, në një intervistë telefonike për “TCh” deklaroi qëndrimin e Komisionit Europian që po ndjek me shume shqetesim ngjarjet e fundit me tentativat per shkarkimin dhe zevendesimin e nje prej komisionereve te tij.
Peter Stano nënvizoi faktin se sipas Kodit Zgjedhor shqiptar, organet e administrimit të zgjedhjeve duhen shkarkuar nga detyra në një mënyrë profesionale dhe të paanshme. Ato duhet të funksionojnë pa pengesa dhe në një mënyrë transparente e jo partizane.
’’Ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën që po ndodh me KQZ-n. Komisioni Europian dëshiron të theksojë, se sipas Kodit Zgjedhor në Shqipëri, adminstrata zgjedhore duhet të mbahet larg nga veprime që cënojnë pavarsinë e saj. Ky Komision duhet të operojë qetësisht dhe në mënyrë transparente, jo në mënyra partizane. Duhet te garantohet pavaresia e KQZ-s, pasi anëtarët e zgjedhur janë betuar të jenë si jo të njëanshëm dhe të pavarur. Të gjitha palët politike kanë detyrimin të sigurojnë kredibilitetin e KQZ-s, duke garantuar po ashtu edhe besueshmërinë e këtij komisioni tek publiku. Marrëveshja e arritur në Kodin Zgjedhor vitin e shkuar, ishte një sinjal i qartë njëkohësisht provë e një konsesusi të pastër, mes qeverisë dhe opozitës, për ta çuar vëndin përpara drejt rrugës europiane. Ne u bëjmë thirrje në mënyrë urgjente të gjithë aktorëve të politikës shqiptare që të përsërisin këtë konsensus pasi kjo është në të mirë të vëndit dhe qytetarëve”, deklaroi Stano.
Zëdhënësi theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 23 Qershorit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vlerësimin që do të japin vëndet antare të BE-së.
”Zgjedhjet sigurisht edhe fushata elektorale do të duhet të tregojnë një shenjë tjetër maturie të funksionimit të demokracisë në Shqipëri. E gjitha kjo do të jetë objekt vlerësimi nga vëndet antare kur ato të marrin një vendim për Shqipërinë, gjatë procesit të negociatave për zgjerim”, tha Stano.
Krahas këtij prononcimi të Petër Stato, misioni delegacionit të BE-s në Tiranë gjatë paradites të së enjtes ka qënë aktiv me takime për të mbledhur informacione nga përfaqësuesit e partive, posaçërisht nga LSI-ja.
E qarte,erdhi edhe iza e kodosheve nderkombetare,,,,,,,operoni me marreveshjet dhe kodin,,,,,shkurt e qarte me c’fare keni gatuar konsensualisht.
Per mua kjo eshte nje pergjigje adekuate,pa asnje te share.
Zgjedhjet do ti fitoje berisha me KQZ me Kolegj Zgjedhor,me gjykate kushtetuese dhe keta tip ambasadore do te thone se vendimi nuk ishte i qarte por kjo eshte pune e politikes shqiptare,te rroje Berisha?!
Berishen nuk e shpeton dot njeri. nderkombetaret jane bere te kujdesshme ndaj opozites. perpara 2 vjetesh sdo kishin reaguar fare.
Si s’folet nje here hapet dhe ne menyre te drejteperdrejte, qe ta merrnim vesh edhe ne me ke jeni.
Lora,kris dhe Shefqet!
Nuk e keni kapur deklaraten e z.Stano.Lexoni me kujdes,ai shprehet:
“Ne u bejme thirrje ne menyre urgjente te gjithe aktoreve te politkes Shqiptare qe te perserisin kete konsensus,pasi kjo eshte ne te mire te vendit dhe qytetareve”.Pra ben fjale per konsensusin e arritur vitin e kaluar ne rastin e miratimit te Kodit Zgjedhor,sipas se cilit duhet te ecin punet edhe ne KQZ.NE KETE RAST PARALAJMEROHET PD-ja, SE PO E SHKEL KETE KONSENSUS TE MIRATUAR SI LIGJ I KODIT ZGJEDHOR ME 3/5-at e deputeteve. vitin e kaluar.