Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çregjistruar kandidatin e Partisë Demokratike për Këlcyrën, Besnik Muhameti.
Ndryshe nga rastet e mëparshme, të shtatë anëtarët e KQZ votuan në unanimitet të plotë me 7 vota pro për çregjistrimin e kandidatit të djathtë për këtë bashki.
Ka qenë vetë Partia Demokratike që ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit të saj për këtë njësi vendore, pasi Muhameti rezulton të ketë probleme me të kaluarën e tij.
