Ka nisur me debate e replika të ashpra mbledhja e radhës e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve, në të cilën pritet të miratohet edhe buxheti për zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Debatet kanë nisur kryetares së KQZ Lefteri Lleshi dhe nënkryetarit, Denar Biba i cili kërkoi sqarime nga sekretarja e përgjithshme në lidhje me kërkesën drejtuar Kuvendit. Një kërkesë e tille nuk është pranuar nga kryetarja dhe ketu debati ka degjeneruar në akuza të ndërsjellta.
Biba ka theksuar se ajo nuk mund t’i heqë dot të drejtën e fjalës, ndërkohë që kjo e fundit e ka akuzuar atë se është shndërruar në zëdhënës të KQZ dhe orientues të gazetarëve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot shpërndarjen e ndihmës financiare vjetore për partitë politike.
Ndërkohë ligji “Për buxhetin e vitit 2013”, ka parashikuar fondin prej 200 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2013.
Sipas kritereve të shpërndarjes së këtij fondi 70 % e tij ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20 % ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 % shkon për partitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar mbi 1 % të votave në shkallë vendi.
Kështu në bazë të këtyre kritereve, Partia Demokratike pritet të marrë mbi 83.5 mln lekë, PS mbi 80.6 mln, LSI rreth 11.7 mln, PDIU rreth 7.7 mln, PBDNJ gati 8 mln, Partia Republikane mbi 8.1 mln dhe Partia Socialdemokrate mbi 352 mijë lekë të reja.
Ndërkohë, nga kjo skemë nuk përfiton partia “Fryma e Re Demokratike”. Kjo e fundit nëpërmjet Sekretarit të saj për Çështjet Zgjedhore, Ervin Karamuço, bëri të ditur dje shqetesimin e saj në lidhje me një praktike të re, sipas tyre abuzive që është duke u gatuar në KQZ lidhur me përjashtimin e FRD-së nga përfitimet e ligjshme që parashikon Kodi Zgjedhor për partitë parlamentare.