KQZ dhe qeni që nuk ngordh

anazapta

Pershendetje Dita! Lidhur më atë që ndodh në KQZ me mandatin e Lezhës… Keto dite lexova intervistën që ju kishit botuar te historianes dhe njoheses se çeshtjes shqiptare, znj. Miranda Vickers , ne te cilen lexova nje shprehje angleze se ” Cdo qen ka diten e tij…” Kjo thenie e bukur angleze, me kujtoi nje ndodhi timen. Une banoja ne fshat. Si çdo fshatar, edhe une mbaja, gje te gjalle, mbaja edhe pula. Mirëpo ne kotecin tim, çdo dite, tinzarisht,- vinte nje qen dhe me hante vezet. Kjo pune perseritej çdo dite. Nje dite prej ditesh , une e ruajta dhe me nje dru, e qellova keqas qenin hajdut. Ai u shtri gjere e gjate para kotecit, dhe une menjehere edhe i gezuar, por edhe i emocionuar se bera nje vrasje, iu drejtova bshkshortes time:

E vrava – i thashe .- Ke vrave ? – ma ktheu ajo e hutuar . – Vrava ate qenin qe na hante vezet- ja ktheva . – E me te lumte ! Mire ja bere !.- Mirpo me te shpejte dolem jashte,por ç’te shohim: Qeni ja kishte mbathur . ( Nuk thone kot, qeni dhe macja kane 7 shpirtra). Pas disa ditesh, qeni nuk e kishte harruar zakonin e vjeter. Perseri po na hante vezet. Dhe une e ruataj, e ruajta, dhe nje dite prej ditesh , e qellova aq keq sa u binda se i lava hesapet me ‘te. Por edhe kjo here me doli huq. Qeni ja kishte mbathur !

Kur nje dite prej ditesh e gjeta po kete qen, te shtrire , gjate e gjere dhe u gezova: Kete here u binda se ai kishte ngordhur. I thashe gruas se ai qeni kishte ngordhur tani, e pashe me syte e mi, me beso -i thashe . Dhe gruaja me besoi. Mirpo ç’te shikonim: Pas disa ditesh qeni perseri u gjind prane kotecit tone!!

U habitem se ç’po ndodhte me kete qen tinzar. – E po- tha gruaja ime : Duhet ta besosh se çdo qen ka diten e tij . Une , dhe gruaja ime nuk dime anglisht ,por ja qe qenkerka e vertete ajo shprehja e historianes MIRANDA VICKERS ! Nuk ka ardhur dita qe qeni i kotecit tim te ngordhe, sado qe eshte goditur disa here ! Ma besoni, eshte ndodhi e vertete!

 

Letër e nënshkruar: Bajram Agalliu

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *