KQZ do të shqyrtojë raportin e auditimit për financimin partive politike

Elton Tafaruci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  do të  zhvillojë të enjten mbledhjen ku do te  diskutohen dy projekt- vendime të rëndësishmë, auditimi i financimit të partive politike dhe masat administrative për partitë që nuk kanë depozituar raportin.

Në njoftimin për mediat nga KQZ pasditen e së mërkurës bëhet e ditur se do te diskutohen,  “Projekt vendimi: “Shqyrtimi i raporteve të auditimit për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore 2015, raportet e auditimit për financimin e partive politike për vitin kalendarik 2014, dhe vendosjen e sanksioneve administrative, si dhe Projekt vendimi: “Për vendosjen e sanksioneve administrative për partitë politike të cilat  nuk kanë depozituar raportet financiare vjetore për vitin 2015, brenda datës 31 Mars të po këtij viti”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *