KQZ i heq mandatin këshilltarit të bashkisë, i dënuar me dy vite burg

Leda Hysa

Vendimi  për heqjen e mandatit të këshillit të këshilltarit bashkiak në Shkodër, Preng Luli, është marrë ditën e sotme me 6 vota pro.

Mësohet se Luli, përfaqësues i PDK-së, ishte dënuar nga gjykata e Apelit në Shkodër më datë 2 tetor për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Për këtë vepër penale këshilltari Luli ishte dënuar me formë të shkurtuar me dy vite burg, ndërsa në formularin e dekriminalizimit këtë fakt këshilltari nuk e ka deklaruar.

Gjatë mbledhjes për heqjen e mandatit, KQZ kërkoi që këshilltari shkodran të shkoj edhe në Prokurori për mos plotësim korrekt të formularit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *