KQZ i hoqi 61 emra nga lista e kandidatëve, PD ankimon vendimin

Ornela

Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejton kanë dërguar në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve, vendimin e kryekomisionerit Celibashi për të reduktuar në 153 emra, listën e saj të kandidatëve për deputetë.

PD e quajti të paligjshëm vendimin për të shkurtuar listat e saj, pasi kjo e fundit dërgoi për të dytën herë listën me 214 kandidatë, me argumentin se neni 67 i Kodit Zgjedhor përcakton vetëm numrin minimal të kandidatëve, që sipas një përllogaritje të PD, është 177, dhe jo numrin maksimal të emrave që një parti politike duhet të ketë në listat e saj.

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Jane te nervozuar dhe te mbaruar, humbje e sigurt qe ne tavoline.
    Coroditje totale nuk dine se cfare te bejne, kerkojne shkak per te bere sherr e me pas te terhiqen nga zgjedhjet, skenar i vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *