BD kërkon që zgjedhjet në Tiranë e Shkodër të shpallen të pavlefshme, KQZ vendos të hënën

Bora Basholli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë ditën e hënë ora 11:00, dy kërkesat ankimore të Partisë Bindja Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha Qendrat e Votimit të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe Bashkia Shkodër.

Bindja Demokratike ka ankimuar procesin elektoral të 30 qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore ku ajo konkurroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie.

Anëtari i bordit të përkohshëm përfaqësues, Fabian Topollaj, ka dorëzuar dosjen në KQZ.

Bindja Demokratike shpreh dyshime se procesi u administrua keq. Ajo pretendon se pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po ik o Topall (topall do te thote çalash qe çalon nga kemba, por ky çalon nga mendja). U ngriten kembet e i bien kokes; pse kot i vervit çizmet dhe breket Monika?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *