KQZ konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra

Ornela

KQZ konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra. Gurra është konfirmuar me 5 vota “pro”.

Kujtojmë këtu se prokuroria mbylli më 8 qershor hetimet për Gurrën. Ai ishte kallëzuar nga shoqata ‘Sopoti’ për fshehje të dënimit.

Nga verifikimi i prokurorisë ka rezultuar se Gurra ka qenë i shpallur në kërkim policor në shtator-dhjetor 2008, bazuar në një urdhër-ndalim të prokurorisë Elbasan, pas dyshimeve për “falsifikim dokumentesh”.

Ai nuk është ndaluar, pasi urdhër-ndalimi nuk është ekzekutuar asnjëherë. Më pas, prokuroria e ka pushuar çështjen pa e kaluar fare në gjykatë dhe ka anuluar “urdhër ndalimin”.

Kështu, kryebashkiakut të Librazhdit i shpëtoi mandati pasi çështja u pushua nga prokurori.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *