Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur këtë paradite diskutimet për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
E pranishme në këtë takim, deputetja e partisë LIBRA, Mimoza Hafizi ka deklaruar se, KQZ nuk e ka tagrin të përcaktojë cilat janë partitë e vogla, apo të mëdha.
“Kërkojmë që ky udhëzim të shqyrtohet sot dhe të hidhet poshtë”, ka thënë Hafizi.
