Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka nisur mbledhjen e radhës me shqyrtimin e disa kërkesave ankimore te subjekteve zgjedhore lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit.
Një prej kërkesave të mbërritura në KQZ është edhe ajo e Dritan Priftit, i cili kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 KZAZ të Fierit, ku Prifti kandidoi si i pavarur.
Përfaqësuesi ligjor i Priftit kërkoi nga KQZ që vetë anëtarët, të bëjnë këqyrjen e materialeve filmike, dhe më pas të veprohet në bazë të konkluzioneve që do të nxirren.
Ai tha se në këto në 10 KZAZ, vullneti i zgjedhësve është deformuar, duke akuzuar për manipulim dy partitë e mëdha.
KQZ konsideroi të panevojshëm rinumërimin e votave në këtë zonë zgjedhore, duke rrëzuar pretendimet e përfaqësuesit të Priftit.

Hajduti ankohet per vjedhje votash !