Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi projektvendimin “Për caktimin e njësive administrative ku do të ngrihen zyrat rajonale zgjedhore”. Sipas vendimit, parashikohet ngritja e 12 zyrave rajonale zgjedhore, për një periudhë 5-mujore. Zyrat parashikohet të ngrihen në 24 rrethe të vendit.
Në mbledhjen e ardhëshme, KQZ pritet të vendoset edhe për modelet e tabelave të rezultateve për zgjedhjet e 23 qershorit.
Leave a comment