Kosovrasti: Të hapen 10 kuti, në Lezhë ka pasur manipulime

anazapta

Shpallja e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve duket se do të vijojë të zvarritet. Shkak është bërë rezultati i qarkut të  Lezhës, për të cilin përfaqësuesit ligjorë të PD në KQZ pretendojnë se është manipuluar. Sipas tyre, në 10 qendra votimi janë ndryshuar shifrat për disa subjekte politike, në favor të disa të tjerave.  Në emër të PD, Njazi Kosovrasti kërkoi sot që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë  vendimin për hapjen e 10 kutive të votimit të ZAZ-së nr. 13, qarku Lezhë, pas konstatimit për ndryshim të shifrave në tabelat e rezultateve për disa subjekte politike. Kosovrasti tha se ky është një manipulim i rëndë, për të cilin prokuroria duhet të nisë hetimet.

“Ky manipulim ka ndodhur nga tre personazhe me detyrë në KZAZ-në nr. 13, kryetarja Alketa Hoxha, përfaqësuese e PS-së, që ka qenë dhe dorëzuese e materialit në KQZ, e shoqëruar nga sekretari i komisionit, Aleksandër Gjonmarkaj (PD) dhe nënkryetari Gjovalin Gjeloshi (PD). Këta të tre janë manipulatorë dhe duhet të jenë pjesë e një gjykimi që duhet të vazhdojë me vendimmarrjen e KQZ-së”, u shpreh Kosovrasti.

 

KQZ mund t’i heqë një mandat të majtës në Lezhë: Ka pasur manipulime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të heqë një mandat për të majtën në qarkun e Lezhës, pasi janë konstatuar manipulime me shifrat e rezultateve. Në raportin e KQZ-së, i cituar sot nga “Panorama” thuhet: “Nga verifikimet rezultoi se për 10 qendrat e votimit janë dorëzuar në KQZ fotokopje të tabelave të rezultatit të qendrave të votimit, të cilat kanë vulën e KZAZ-së. KZAZ apo grupi i numërimit, pasi ka plotësuar tabelat origjinale sipas modelit të letrës së miratuar nga KQZ, kanë bërë fshirje të rezultatit për disa subjekte zgjedhore dhe ndryshim të rezultatit për disa subjekte të tjera zgjedhore, kanë fotokopjuar këtë tabelë dhe e kanë dorëzuar në KQZ.

Në tabelën e fotokopjuar të QV-ve të sipërpërmendura, duket qartë se ka korrigjime duke fshirë të dhënat për rezultatin e disa subjekteve zgjedhore, duke i ndryshuar rezultatet për disa subjekte të tjera zgjedhore”, thuhet në relacionin e KQZ.

Në këtë mënyrë, PS do ketë një mandat më pak, që do i hiqet Arben Ndokës dhe do i shkojë demokratit Vasil Bicaj.

PS mbetet me dy mandate: Mimi Kodheli dhe Armando Prenga, LSI ka një mandat me Monika Kryemadhin, ndërsa PD shkon në katër mandate me Aldo Bumçin, Gjovalin Kadelin, Albina Dedajn dhe Vasil Bicajn.

Share This Article
5 Comments
  • cfare kerkon kosovrasti, gjilperen ne kashte.
    pse nuk deklaron te ardhurat personale.
    sepse ne zgjedhjet e kaluara sidomos per pushtetin lokal ka bere biznes ne kurriz te kandidateve te pd me ato te ps.
    me sa kam info…. ai kashitur mandate ne 2003, 2007, dhe 2011 bashke me ato te kqz dhe kolegjit zgjedhor
    tung baca, tungjatjeta o sa to maja e sa to shkrepa..

  • Qe trasparenca duhet te jete e plotë,kjo nuk diskutohet, por mos harrojme se PD nuk i hapi kutite,bile dhe i dogji dhe ky kot njeri,Kosovrasti thosh me Saliun”Kurite nuk do hapen!” Ja ku mbritën!…Sa te paturpshëm dhe antidemokrate qe jane!Nuk di pse then:”Mos i hapni!” Por trasparenca duhet! Vetem,sipas ligjit! Sovrani nuk mund te manipulohet!Te hapen kutite!Fundja Rilindja nuk eshtë perëndim demokracie,si ishte dhe doli Berisha!…Sovrani nuk manipulohet dhe nese dikush ka manipuluar, duhet te ndeshkohet!Pres zhvillimet!

  • Prokuroria duhet te filloje hetim ndaj ketij bataku.Ky eshte vegla kryesore e Berishes ne te gjitha manipulimet zgjedhore.

  • Mbas Ristanit ky eshte krimineli i vrasjes dhe tranferimit te votave te popullit .Kete radhe i ngeci huri i popullit qe nuk ka goje te kapardiset si dikur .Tani kapet mbas disa bishtave qe lene hapsire per diskutime pa baza .
    Ankohet se po kercenohet ai dhe familja .Ne se je kriminel dhe ke duar te perlyera nuk ta ka faje njeri.Mos beje dhe ti si Kollozi i Vlores qe i vuri dinamitin vehtes .Behuni njehere burra dhe pranoni qe kini abuzuar me popullin dhe i lini te tjeret te groposin palacolleqet qe kini bere. Rilindje do te thote dhe pastrim .Pastrim nga cdo gje e perlyer ne kurizin e popullit te cfilitur per pak Drite e dituri nga injoranca qe mbodhet me nje Donkishot te shekullit te 21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *