Ndoka: Vendimi i KQZ antiligjor, mandati do i kthehet PS-së

redaktor

Arben Ndoka, mandati i të cilit lëvizi drejt koalicionit të djathtë pas miratimit të tabelës përfundimtare në KQZ, e cilëson këtë vendim antiligjor dhe katër anëtarët e këtij institucioni të përdorur politikisht.

“Veprimi është i padrejtë. Ne jemi 740 vota përpara dhe sistemi elektronik nuk përbën bazë ligjore për t’u përdorur në rezultatin final. Ne bazohemi në procesverbalet që janë firmosur pa kontestime nga të gjithë anëtarët e ZAZ-së 13”, deklaron Ndoka.

Kandidati i Partisë Socialiste thotë se, në vend që KQZ të gjykonte publikisht komisionerët që kanë firmosur në unanimetet procesverbalet, duhet të hetojë shkeljet e rënda ligjore në qarkun e Lezhës. Për këtë ai shton se ka të faktuar për votimin fiktiv në këtë qark.
“Në zonën e Kurbinit është votuar 30 herë nga një person. Ne kemi prova që do t’i paraqesin në Kolegjin Zgjedhor pasi të kemi bërë ankimimin. Në këtë zonë është votuar në masën 94 për qind, e pandodhur më parë në Shqipëri dhe sipas sistemit TIMS rezulton se 70 për qind e tyre nuk kanë qenë fare në Shqipëri”, thekson Ndoka.

Arben Ndoka thotë më tej se vendosjen e drejtësisë në vend tashmë e pret nga Kolegji Zgjedhor, për t’i kthyer siç shprehet ai besimin votuesve të Lezhës, që për herë të parë kanë votuar në masë të qartë dhe të dukshme për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste.

***

KQZ ndryshon rezultatin e Lezhës në tavolinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota miratoi sot tabelën e rezultateve të zgjedhjeve në qarkun e Lezhës, që sjell edhe ndryshim në ndarjen e mandateve, duke kaluar një mandat nga koalicioni i majtë në koalicionin e djathtë.

Në zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun Lezhë koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi tre mandate. Pas pretendimit të PD-së, sipas së cilës në 10 QV, KZAZ nr. 13 ka dorëzuar fotokopjet e tabelave përfundimtare dhe jo ato origjinale KQZ vendosi sot vetëm me 4 votat e anëtarëve të saj ndryshimin e këtij raporti në favor të koalicionit të djathtë, perkatesisht (PD 4 mandate , PS 2 mandate , LSI 1 mandate).

Partia Demokratike është i vetmi subjekt zgjedhor që iu përgjigj apelit të kryetares së KQZ-së, Lefterije Lleshi për depozitimin pranë këtij institucioni të kopjeve kimike të tabelave origjinale të rezultateve të 10 qendrave të votimit të KZAZ-së nr. 13, në qarkun e Lezhës. Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesi ligjor i LSI dhe PS, Muho dhe Gjoncaj thanë se veprimi i Lleshit është në shkelje me ligjin.

“Jeni në shkelje të ligjit, nëse përdorni këtë mënyrë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i LSI , Ilirian Muho.

“Zonja kryetare mos bëjmë teatër, ne do i sjellim kopjet por na lini të flasim për cështje jashtë rendit të ditë”, përfaqësuesi ligjor i PS Genci Gjoncaj.

Lleshi hodhi pretendimet e të dy përfaqësuesve ligjor duke i kërkuar administratës të vijonte me verifikimet e kopjeve të tabelave të subjektit Partia Demokratike.

Pas verifikimit administrata konfirmoi se pretendimet e PD-së, qëndrojnë pasi kopjet kimike të këtij subjekti përputhen me rezultatet e tabelave përfundimtare të KQZ. “Në fillim tabelat e ardhura nga përfaqësuesi i PD, është një nga kopjet e fletës kimike te rezultatit të qendrave të votimit, nga KZAZ numër 13. nga verifikimi që i ka bërë administrata, konstaton se të dhënat e pasqyruara në tabelat e rezultateve të ardhurave nga përfaqësuesi i PD dhe në tabelat në sistem të dhënat e rezultateve janë të njëjta”, u shpreh administrata.

Përfaqësuesi i PS: Sa tabela kanë ardhur?
Administrata: 4 me fletë kimike dhe 5 jo me origjinale. Dua një koje të 9 tabelave.

DEBATET
Gjoncaj:
na vunë në dispozicion tabelat sipas procedurës së përcaktuar nga ju. Dua të them se kjo që sapo prezantuat dhe do e vendosni në vendimmarrje bën të mundur lëvizjen e një mandati nga një koalicion në tjetrin. Dua të them se ky veprim në këtë formë nuk bazohet në kodin zgjedhor është një procedurë që nuk përcaktohet në nenet e kodit zgjedhor. Ajo që do kërkoja për hir të procesit zgjedhor në këtë qark është që të zbardhni sa më shpejt vendimin që të bëjnë animimin në kohën e duhur.

Kosovrasti: E vlerësoj aktin që kemi para, 10 tabela rezultatesh të ardhura në KQZ nuk ishin tabela origjinale, madje as tabela rezultatesh nuk ishin kështu qëndrimin që KQZ ka mbajtur për këtë zonë zgjedhor, vlerësoj vendimin që po merrni dhe që i drejtoheni sistemin elektronik. Sot kemi një rezultat që është i vërteti për këtë zonë zgjedhore.

Muho: Lidhur me materialin e shpërndarë së fundi, komenti im ka të bëjë me atë cka u tha nga parafolësi. sipas shpjegimeve të bëra nga it tha se në momentin e përpilimit të tabelës së numërimit printohej dhe sillej në KQZ, pyetja ime ka të bëjë me faktin se gjatë gjithë ditëve që zhvillohej procesi i numërimit në qarkun e Lezhës sistemi i të dhënave KQZ pasqyronte një rezultat që mandatet ndaheshin 4 me 3, ndërsa sot ku ka përfunduar procesi i votave i referoheni sistemit dhe rezultati shkon të favor të koalicionit të djathtë.

Lleshi: 248 qendrat e votimit jemi mbështetu në tabelat origjinale, ndërsa 10 që nuk kemi tabela origjinale nuk kanë lëvizje votash.

Muho: Ju pretendoni se janë përcjellë tabelelat origjinale? Ajo që konstatojmë është se sistemi i të dhënave tuaja gjatë ditëve të numërimit ka dhënë rezultate 4 me 3 për të majtët.

Lleshi: kemi mosrakordimi me 248 qendra votimi, 10 QV që nuk ka tabela origjinale nuk i kemi prekur. Keni mundësinë të bëni kontrollin. KQZ do miratojë tabelën përmbledhëse për zonën e qarkut Lezhë me shifrat e korrigjuara mbështetur në 248 QV e kësaj qendra votimi, dhe për 10 QV mbi bazën e e të dhënave elektronike . KQZ vendosi të miratojë tabelën e rezultatit për qarkun Lezhë me 4 vota pro.

Gjoncaj: Zbardhini vendimin në kohë.

Share This Article
11 Comments
  • O Lefterie o k…. po mos u bej kot zedhense e te mbyturve se pastaj mbytesh dhe vete jo nje mandat te hiqni po te 84 skeni shpetim nga zemerata popullore ju dhe ata qe ju drejtojne ju.

  • lefteri lleshi mos pergjynof trans i mbjellur po ik moj karakurv nuk mund te deformosh ti endrren e 1,000,000 shqiptare moj buce e krimbur,turp per faqe te zeze keta palaco plot 23 vjet nuk heqin dore nga vjedhjet pushta te felliqur…

  • Sa me shume vazhdon procesi ne KQZ aq me shume mandate do te vjedhe Kosovrasti dhe Lleshi per Berishen. O leshkot e PS mos shkoni me pushime por ruani voten e popullit.

  • Kjo L.Lleshi, apo leshi i Jozefines, kerkon ta beje lesh arapi ne tavoline rezultatin e zgjedhjeve ne Lezh. Lef Leshi, si duket ka marre ndonje garanci se nuk do te marre ate qe i takon nga drejtesia per ato miliona euro qe duhet te perdoreshin per te ashtuquajturen teknologji te re te deshtuar per zgjedhjet. Dhe meqenese, kushedi se ne ç’banka kane perfunduar, tenton te jap kontributin e saj te fundit ne kembim te pandeshkueshmerise. E genjen mendja kete myzeqarke si ishmesuesja dhe bashkfshtarja e e saj, vjelsja e dalluar e pambukut Lenka Çuko.

  • Po fyen kur une as te fyej biles as qe kam bere koment per ket artikull.Noshta ma merr se te kam frigen po te mos pergjigjem me te njejten monedh.Po nuk po e bej se nuk bie ne nivelin zero more ………..

  • Kto kan luajtur nga mendja. Mazhoranca e ardhshme ka me pase 90 deputet sepse gjithmone 5 ose 6 deputet kalojne nga opozita dhe I bash kohen mazhorances

  • Lefterie Leshi nga keshilltare e Zhelefna Leshit (lesh per lesh ) e vune si dordolec ne krye te Koqeve te KQZ. Lefteri shperblimi per nderin qe te kane bene, nuk kthehet duke shkelur mbi Popullin dhe Vullnetin e tij, mos kujtoni se edhe ti bashke me Ristanin do te qykoheni mbas shtatorit, nuk do te kete roje dhe badiguart te Sali Kriminelit te te ruaj, se gjykimi i Popullit do t’u Rruaj pa shkume ne te thate. Ate qe nuk mundi Saliu ta vidhte ne terren ( prap pa gje nuk doli vodhi pa frike 5-6 deputet ), ke dali ti buce dhe po e vjedh ne tavoline. Saliu ka ngardhur dhe kerrma e qelbur bashke me takemin tuaj qe me anti ligj dhe te cunguar nga trute dhe si berberje ne numer te KQZ, i keni hyre nje revanshi e rruge te pashprese tradhetie dhe haptas hajduterie, mos e zemeroni sovranin qe foli me 23 qershor mos i idinjoni ,mos i revoltoni dhe te luani me 1 milion votues se ka edhe urragane te tjera kush VJEDH POPULLIN. Pise dhe Pisanjose.

    • ore mark.uk po si ka mundesi ne cdo koment ti more bthq-re pervers vetem mllef e urrejtje cfryn ,po shikoje mire mere pusht byth grisur kurva lefteri duket qarte bashke me at kurven spiunin komunit kosovrastin se ku i kan objektivat ka qen dhe ne kld kurva lefteri ushtarja e jozef cobes ,ikere mark,uk mos na gric si teper sallatorin se kte pune e ke bere per plot 8 vjet ti plere,turp tju vije ordiner dhjaks kur dini te argumentoni kaloni ne mllef,po ske faj ti se te beri serbi sali me nenshtetesi shqiptare tani na e hedh cicin perpjete ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *