KQZ: Sot miratohet renditja e partive në fletën e votimit

redaktor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot, ora 18:00, mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera do të shqyrtojë dhe projekt-aktin: “Për hedhjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013, për çdo zonë zgjedhore”.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, njoftoi të gjitha subjektet zgjedhore që kanë depozituar listat shumemërore të kandidatëve për deputetë, të sigurojnë prezencën e përfaqësuesit të tyre ligjor në shortin që do të zhvillohet në mbledhjen e nesërme të KQZ-së.

“Nisur nga rëndësia e procedurës që do të zhvillohet në mbledhjen e nesërme, nëpërmjet së cilës përcaktohet renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, KQZ-ja realizon edhe këtë komunikim mediatik për të gjithë palët e interesuara që kanë interes të ligjshëm në këtë procedurë administrative. Ky komunikim, përveç atij të realizuar në faqen e saj zyrtare sikundër është detyrimi i përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, ka për qëllim të sigurojë prezencën e të gjithë përfaqësuesve ligjorë të subjekteve zgjedhore të regjistruar për zgjedhjet e datës 23.06.2013.”- deklaroi zëdhënësja e KQZ-së në një konferencë për mediat.

RENDI I DITES
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 17.05.2013 ora 18:00 zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
– Për shqyrtimin e raportit mbi realizimin e provës së testit të datës 13 Prill 2013, lidhur me projektin e Sistemit Elektronik të Numërimit, SEN”.
– Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për hedhjen e shortit të renditjes të subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes të fletës së votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013, për çdo zonë zgjedhore”.
– Projekt- vendim: “Për disa ndryshime në vendimin e KQZ-së, nr.23, datë 05.02.2013, “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletës të votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.
– Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e procedurës të ndarjes së QV-së 021

Share This Article
1 Comment
  • Perfaqesuesit ligjor te PS duhet te kene kujdes gjate shortit, dhe duhet te kontrollojne dhe temperaturen e goglave me te cilat do hidhet shorti pasi goglen qe duhette dali e para zakonisht e fusin ne frigorifer per disa ore ose ne te ngrohte.. Ndaj KUJDES se keta jane te rrezikshem dhe sduhen nenvleftesuar per asnje cast

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *