Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë.
Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Në krye të këtij grupi pune është emëruar Ylli Merkaj, Sekretar i përgjithshëm. Ato kanë afat deri në datën 15 nëntor për të sjellë një raport të detajuar që pëmban kostot financiare, shembujt nga jashtë vendit, aktet juridike si edhe mënyrën e administrimit të votave të emigrantëve.
Grupi i punës ka këto detyra
1.Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptar me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
2.Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.
3.Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.
4.Të bëjë një vlerësim t përgjithshëm mbi kostot financiare
5.Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit
6.Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vendet e ndryshme.
Afati i dorëzimit të këtij raporti është data 15 nëntor 2020.
o.j/dita

Votimi i te gjithe emigranteve shqiptare jashte vendit eshte plotesisht i mundur!
Per deri sa votoi astronautja amerikane nga hapesira kozmike,atehre si nuk mundet te votojne shqiptaret ne toke?
Gjeni menyren e duhur,se ka plot menyra,qe nga dergimi me poste,email me kompiuter,etj,duke u derguar cdo shtetasi shqiptar me email apo whatsApp nje kod personal te secilit dhe mbi ate baze te dergojne voten e tyre!
Kjo nuk ka nevoje per asnje shpenzim!
Nje rruge tjeter eshte edhe ajo,qe cdo shtetas te dergoje me foto ne vhatsApp shenjen e gishtit te madh oe tjeter,gje qe verteton plotesisht saktesine se kush po e jep kete vote!
Vetem vota e emigranteve shqiptare do te mund te pastroje politiken shqiptare nga plehrat,hajdutet dhe kriminelet!
Rruge tjeter nuk ka!
Ju SHKOFTE-PUNA MBARE..
ZEDHENESVE TANE…!
Komisinit te posacem per Gruoet e punes se VOTIMIT te EMIGRANTEVE me ne krye Z. Yli Merkaj me 5se shoqe e shoke.
Nga Toronto ju pershendesim..Mbrodhesi PACIM.
Dhimbie e Nadhe POPULL !
(sjelle mendimin e tyre.)